Unioni Evropian i Xhudos (EJU), ka shkruar për suksesin e arritur të Distria Krasniqit të enjten.
Xhudistja pejane fitoi të artën në Evropianin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Distria Krasniqi mbetet në krye”, është titulli i shkrimit. Në shkrim vlerësohet lart dueli final i Distria Krasniqit me francezen, Amandine Buchard. Në finalen e kategorisë deri 52 kilogramë triumfuese doli Distria. EJU ka shkruar edhe për përballjet tjera të kategorisë deri 52 kilogramë.
“Në ditën e parë të Evropianit 2026, kishte shumë emra të mëdhenj për t’u përcjellë, por në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, ishin rivalet e vjetra Krasniqi dhe Buchard, të cilat dhuruan spektakël elitar, shfaqje të nivelit më të lartë të xhudos”, shkruan EJU.