Ippon i bukur dhe medalje e bronztë për Flaka Loxhën
Flaka Loxha ka fituar tjetër medalje për Kosovën në European Open të xhudos në Sofje të Bullgarisë.
Në kategorinë deri 57 kilogramë, Flaka për të bronztën e mposhti francezen Maelenn Cotard.
Ndaj saj fitoi me mbërthim, përkatësisht me teknikën “osaekomi”.
Flaka e mbylli garën me tri fitore e një disfatë.
Kosova në Sofje i fitoi tri medalje bronzi.
Edhe Fationa Kasapi e bronztë në Sofje, Laurinë Gashi e pesta
Tjetër medalje për xhudon kosovare në “European Open” në Sofje të Bullgarisë.
Në kategorinë deri 52 kilogramë, Fationba Kasapi e fitoi medaljen e bronztë.
Ajo mposhti xhudisten nga izraeli, Ilay Hayun.
Në të njëjtën kohë për të bronztë në kategori të njëjtë luftoi edhe Laurinë Gashi. Ajo megjithatë u mposht nga Sita Kadamboeva e Uzbekistanit.
Laurina u rendit e pesta.
Erza Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje
Xhudistja Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë në “Sofia European Open 2026”.
Mumunoviq për medaljen e bronztë e mposhti me Yuko, Ulbusin Khakimovan nga Uzbekistani.
Në xhiron e parë Erza ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrotin nga Franca. Në çerekfinale mposhti me Ippon, Fotimakhon Tursunboevan nga Uzbekistani, kurse në gjysmëfinale ajo humbi me Ippon nga Laziza Haydarova nga Uzbekistani.
Për medalje të bronzta në kategorinë deri 52 kilogramë luftojnë Fationa Kasapi e Laurinë Gashi. Ndërsa deri në 57 kg, edhe Flaka Loxha është në garë për të bronztën.
Ndërkohë edhe Shpati Zekaj deri 100 kilogramë është po ashtu në garë për ta fituar medaljen e bronztë.