Në fundjavë në Budva të Malit të Zi është zhvilluar Kampionati Ballkanik i xhudos për kadetë, përkatësisht në grupmoshën U18.
Të shtunën medalje të artë fitoi Milot Gashi, që pati paraqitje shumë të mirë. Ai i fitoi pes luftëra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë të dielën Elvira Ukaj fitoi medalje të bronztë, ka njoftuar Federata e Xhudos e Kosovës. Arba Hasanaj, Jon Haxhiu e Roni Reshitaj janë afruar te medaljet, por pa i fituar ato.
Medalje të argjendtë fitoi Krista Kovaçi, që garon për Shqipërinë. Shkodrania Kovaçi ushtron nën urdhrat e kryemjeshtrit Driton Kuka në Pejë.