Boksieri i talentuar, Riad Isufi, është mposhtur në luftën me boksierin që përfaqëson Danimarkën, Rida Al-Tamir.
Al-Tamir dominoi në meçin e zhvilluar të shtunën në Kampionatin Evropian U19 në Ostrava të Republikës së Çekisë, dhe nuk ka avancuar në çerekfinale, përkatësisht në zonën e medaljeve.
Isufi, që garon në kategorinë deri 50 kilogramë, e fitoi meçin e parë të mërkurën ndaj boksierit të Lituanisë, Kerpe Kornelijus, por u ndal në luftën e dytë.
Në Evropianin e boksit për të rinj, Kosovën e ka përfaqësuar edhe boksieri Ari Krasniqi. Krasniqi është boksier i kategorisë deri 70 kilogramë. Ai u ndal në luftën e parë, pas humbjes nga greku Kostouros Georgios.