Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Kosova me dy xhudiste në Grand Slamin në Uzbekistan

xhudo

Kosova do të prezantohet me dy xhudiste në Grand Slamin në Tashkent të Uzbekistanit.

Erza Muminoviq do të garojë në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dy xhudistet garojnë të premten, në ditën e parë.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka vendosur të pushojë nga kjo garë adutët kryesorë, Distria Krasniqin, Laura Fazliun dhe Akil Gjakovën.

Ndërkohë për Flakën e Erzën do të jetë garë e rëndësishme për stabilizim në nivelin elitar të xhudos.

Në Uzbekistan garojnë 370 xhudistë nga 39 vende të ndryshme.

Asnjëra prej xhudisteve të Kosovës nuk është bartëse. Dyjat e kërkojnë medaljen e parë në garat e nivelit Grand Slam.