Luftarake

Flaka Loxha lufton për medalje të bronztë

fl

Flaka Loxha do të luftojë për medalje të bronztë në Grand Prix të xhudos në Zagreb.

Në kategorinë deri 57 kg, Flaka shënoi dy fitore kurse u ndal në çerekfinale nga bartësja e parë, serbja Marica Perishiq.

Në repesazh e mposhti francezen Ophelie Vellozi. Për të bronztë lufton me xhudiste nga Zvicra.


Loxha në çerekfinale në Zagreb

Flaka Loxha i ka kaluar dy kundërshtare në Grand Prix të xhudos në Zagreb.

Fillimisht xhudistja kosovare fitoi ndaj Yamini Mourya të Indisë me Ippon për 1:22 sekonda. 

Më pas e mposhti me “Yuko” italianen Michela Terranova.

Flaka po garon në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa në luftën e tretë përballë e ka bartësen e parë, serben Marica Perishiq.

Në 57 kg garoi edhe Fationa Kasapi që u ndal në luftën e parë.