Luftarake

Nora Gjakova i jep fund karrierës së mahnitshme

Nora gjakova

Nora Gjakova ka njoftuar të mërkurën se i ka dhënë fund karrierës si xhudiste.

Ajo e përfundon një karrierë të mahnintshme dhe largohet si njëra prej sportisteve shqiptare më të mira në histori.

Momenti kulmor në karrierën e Norës ishte në verën e vitit 2021 kur në Tokio e fitoi medaljen e artë olimpike. Është medalja më e vlefshme e mundshme në sport. 

Nora së fundi ka garuar në fillim të vitit. U përshëndet me medalje bronzi nga Grand Slami i Parisit, që konsiderohet gara më e famshme e xhudos. 

Gjithë karrierën e mahnitshme, Nora e ka ndërtuar me punë të madhe dhe përkushtim të vazhdueshëm. Është shquar për vazhdimësinë, seriozitetin dhe këmbëngulësinë. Por edhe për xhudon e bukur dhe për përgatitjen fizike. 

Ajo ka njoftuar për përfundim të karrierës përmes një postimi në rrjetet sociale.

E ka falënderuar xhudon.

“Sot, në ditën e fundit të vitit 2025, po e përmbylli një kapitull të rëndësishëm që për mua ka qenë e gjithë jeta ime deri më tash. Po e përfundoj karrierën time si sportiste. Jam rritur dhe mora frymë me sportin e xhudos dhe jam e lumtur që e kam jetuar ëndrrën time. Sfidat, humbjet dhe fitoret do të mbesin vetëm kujtime të paharrueshme për mua. Më kanë bërë njërën ndër sportistet më të suksesshme shqiptare dhe mbi të gjitha njeriun që jam sot”, ka shkruar Nora Gjakova.

Ajo është mirënjohëse për rrugëtimin përgjatë 23 vjetëve karrierë si xhudiste. Është e përmbushur si sportiste.

E ka falënderuar familjen për hapat e parë në sport dhe për mbështetjen e vazhdueshme, trajnerin Driton Kuka për ngritjen si sportiste, deri te titulli kryesor në sport, shokët dhe shoqet e klubit Ippon...
“...Shtetin tim, Kosovën, për nderin dhe krenarinë që më dha që ta përfaqësojë dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për përkrahjen ndër vite. Faleminderit të gjithëve që më keni qëndruar afër. Drejt fillimeve dhe ëndrrave të reja”, ka shkruar Nora.

Pos medaljes olimpike, Nora ka fituar edhe shumë medalje të tjera të çmuara. Në vitin 2021 fitoi edhe medalje të bronztë në Kampionat Botëror.

Në Kampionate Evropiane ka medalje të artë në vitin 2018, të argjendtë në vitin 2019 dhe të bronzta në vitet 2015, 2016, 2017, 2021, 2023. 

Në garat Masters ka një të argjendtë e një të bronztë. Në garat Grand Slam ka fituar tri të arta, katër të argjendta e tri medalje bronzi. Në garat Grand Prix, Nora ka fituar pesë medalje ari, tri të argjendtit dhe katër të bronzit. 

Ka edhe shumë e shumë medalje e suksese të tjera. 

Shkroi histori edhe në vitin 2015, kur fitoi medaljen e parë për Kosovën në ngjarjet shumësportëshe. Bëhet fjalë për Lojërat e para Evropiane, të mbajtura në Baku të Azerbajxhanit. Nora e fitoi të bronztën, që ishte medalja e vetme e Kosovës në atë ngjarje. 

Gjithë karrierën, Nora Gjakova e ndërtoi në kategorinë deri 57 kilogramë. Gjitha sukseset i arriti në këtë kategori. Vetëm medaljen e fundit, atë të Grand Slamit të Parisit, e fitoi në kategorinë deri 63 kilogramë.

Nora tashmë ka nisur punën si trajnere, në ekipin e kryemjeshtrit Driton Kuka.

Vepra e saj sportive është skajshmërisht e çmuar. Rrugëtimi i saj në karrierë, dëshmi që me punë e përkushtim mund të arrihen të gjitha.