Kampionia Olimpike, Nora Gjakova, ka hapur kaptinë të re në karrierën e saj. Legjenda e Kosovës në xhudo, e cila njoftoi për tërheqjen nga ky sport më herët gjatë këtij viti, iu bashkua Federatës së Judos së Valonisë, njofton "Judoinside".
Valonia është regjion në jug të Belgjikës ku flitet gjuha frënge.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo do të punojë bashkë me trajnerin Pedro Guedes, me synimin për t’i ndihmuar në zhvillim gjeneratat e reja në Belgjikë.
Të dy trajnerët e njohin njëri-tjetrin, pasi më herët Guedes ka punuar për periudhë të shkurtër si trajner në Kosovë. Të dy janë poliglotë dhe gjuha frënge nuk do të jetë vështirë për ta.
Gjakova u bë kampione Olimpike në “Tokio 2020” në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo është njëra prej sportisteve më të suksesshme të Kosovës. Në karrierën e saj, Gjakova ka edhe medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të vitit 2021 në Budapest, është kampione evropiane e vitit 2018 në Tel Aviv dhe e bronztë evropiane në Lisbonë në vitin 2021. Ajo po ashtu është fituese e shumë medaljeve në garat Grand Prix e Grand Slam, përfshirë sukseset në Tbilisi dhe Baku.
Nora Gjakova është fituese e 33 medaljeve në gara të mëdha.
Paraqitja e saj e fundit në tatami ishte në garën e famshme, atë të Grand Slamit të Parisit, në vitin e kaluar. Pak më vonë ajo e kuptoi se kaptina në gara ka ardhur drejt fundit.
“Pas Grand Slamit të Parisit e kuptova se nuk doja të garoja më”, ka shpjeguar Gjakova, shkruan të enjten “Judoinside.com”. “Isha fizikisht në formë të mirë, por isha e rraskapitur mendërisht. E ndieja se nuk kisha çfarë të shfaqja më shumë dhe doja vetëm të ndalesha”.
Vendimi erdhi pas një cikli të vështirë Olimpik, gjatë së cilit ajo pësoi lëndim të rëndë, pesë muaj para Lojërave Olimpike.
Përgatitjet intensive të nevojshme për t’u kthyer në formë patën pasojat e veta, veçanërisht në aspektin mental.
“Për t’u kthyer duhej të stërvisja gjashtë orë në ditë. Nuk pati ndikim para Olimpiadës, por më pas fillova të vë në dyshim çdo gjë. E kuptova se nuk i doja më garat në të njëjtën mënyrë”.
Edhe pse vendosi të ndalej, ajo priti para se ta bënte publik njoftimin.
“Trajneri më tha që t’i jepja vetes pak kohë për të reflektuar. Kështu që prita deri kur e mora vendimin final”.
Kalimi i saj në pozitën e trajneres nisi shpejtë. Në janar ajo vizitoi “Belgian Open” në Herstal me ftesë të Federatës së Valonisë, ku u bënë diskutimet e para që ajo të merrte rolin e trajneres. Ky bashkëpunim zyrtarisht nisi më 1 prill.
Tani duke punuar çdo ditë me sportistë, ajo zbuloi ritëm ndryshe të jetës.
“Puna e trajnerit të merr shumë kohë, por dallimi është se kur kam kohë të lirë, ndihem më e relaksuar. Si sportist ka gjithmonë presion. Tani mund të jem më shumë produktive edhe jashtë stërvitjeve”.
Edhe pse ajo vazhdon të stërvitet fizikisht, ajo e pranon se largimi nga garat ka qenë emocional.
“Rrallë bëj sparing tani pasi emocionohem. Më mungon stërvitja, më mungojnë edhe shtimi i peshave dhe mëngjeset e hershme para garave”.
Si trajnere ajo i qëndron besnike sistemit zhvillimor të Kosovës që e ka fituar nga mentori Driton Kuka, qasja strukturore dhe disiplinore e të cilit ka prodhuar kampione Olimpike si Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.
“I besoj sistemit tonë. Fokusi në teknikë, kapje dhe në disiplinë është shumë i rëndësishëm. Jam e rreptë me sportistë sa u përket përgatitjeve, por ndoshta jam më shumë e kuptueshme”.
Rrugëtimi i saj nga fillimet modeste në Kosovë vazhdojnë që ta formësojnë filozofinë e saj. Ajo i kujton stërvitjet në kushte të vështira me hapësira të limituara dhe me pak partnerë në stërivtje.
“Kemi stërvitur në salla të vogla, ndonjëherë pa ngrohje apo energji elektrike. Tani xhudoja e Kosovës është bërë sistem profesional dhe i suksesshëm. Kjo tregon çfarë është e mundur me strukturën e duhur”.
Gjakova shpreson që t’i sjellë eksperiencën Valonisë, për t’i ndihmuar xhudistët belg që kanë ambicie Olimpike.
e saj personale shtrihen edhe përtej tatamit. Ajo po i vazhdon studimet në nivelin master në Shkencat Sportive dhe Aktivitetit Shëndetësor e Fizik, dhe si trajnere është e hapur për mundësi internacionale, seminare e klinika.
“Qëllimi im tani është që të zbuloj kush jam unë jashtë xhudos, të udhëtojë dhe të përjetoj eksperienca të reja. Personalisht dua që njohuritë e mia t’i ndaj me sportistët, për ta rritur potencialin e tyre”.
Nga kampione Olimpike në trajnere ndërkombëtare, ndikimi i Nora Gjakovës në xhudo është larg përfundimit. Karriera e saj në gara ndoshta ka mbaruar, por sfida e saj e radhës, ndërtimi i kampionëve të së ardhmes, veçse ka filluar.