Ai është kthyer. Përsëri.
Tyson Fury bokson të shtunën kundër Arslanbek Makhmudov në stadiumin e Tottenhamit në Londër. Britaniku 37-vjeçar tha se po pensionohej pas humbjes së dytë radhazi nga Oleksandr Usyk, në dhjetor 2024. Me një histori të pensionimeve dhe rikthimeve, pak njerëz mund të kenë menduar se ai u largua përgjithmonë nga boksi profesionist.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFury, një prej figurave kryesore të kategorisë së rëndë në dy dekadat e fundit, ka thënë se është i vendosur të bëhet kampion i botës për herë të tretë.
“Për herë të parë unë jam gjahtari e jo gjahu. Por jam kryesori në kategorinë e rëndë. Do ta dëshmoj këtë sërish e sërish”, ka thënë Tyson Fury.
Ai ka 34 fitore e dy humbje në boksin profesionist. 24 prej fitoreve i ka me ndërprerje. Por i ka humbur dy meçet e kaluara, nga mbreti i ri i kategorisë së rënë, ukrainasi Usyk.
Usyk dhe Fabio Wardley i mbajnë titujt e mëdhenj në kategorinë e rëndë. Fury i ka quajtur ata “kampionë sipas alfabetit”.
“Herët apo vonë ata duhet të përballen me mua”, ka thënë ish-kampioni i botës. “Me kë do të përballen tjetër nëse duan të fitojnë para?”.
Në moshën 37-vjeçare, Fury duhet të demantojë ata që dyshojnë në aftësinë e tij për rikthim në ring. Ndër të tjera duhet të demantojë edhe babanë e tij.
“Thonë se këmbët e mia nuk përballojnë më, që reagimi im nuk ekziston më. Por të shtunën e shihni. I shpejtë, i aftë, i pashëm dhe shkatërrues. Nuk e kam humbur asnjëherë shpejtësinë apo reagimet e mia. Ende i kam. I kam bërë 500 raunde sparing dhe ende i kam aftësitë”.
Ai fillimisht foli me respekt për Makhmudovin. Por më pas shtoi: “Më vjen keq për Arslanbek Makhmudov. Do të bëj shembull prej tij”.
Makhmudov është boksier 36-vjeçar nga Rusia. Ka 21 fitore e dy humbje. Madje 19 prej fitoreve i ka me ndërprerje. 13 meçe i ka përfunduar që në raund të parë. Makhmudov, që jeton në Kanada, ka fituar disa tituj të vegjël. Dhe me Furyn do të jetë në skenën e madhe të boksit profesionist.
Meçi i së shtunës mbrëma mund të hapë rrugën drejt duelit të shumëpritur në mes të Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas. Dhe një luftë mes dy yjeve britanikë mund të realizohet që këtë vit. Kështu ka theksuar Spences Brown, menaxheri që organizoi meçin e rikthimit të Furyt.