Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

UFC, Strickland ia shkakton humbjen e parë Chimaevit

Sean Strickland

Sean Strickland e ka fituar titullin e kampionit në kategorinë e mesme të UFC-së, duke e mposhtur Khamzat Chimaevin me vendim të ndarë të gjyqtarëve.

Kjo luftë është pritur me shumë interes për shkak të deklaratave të luftëtarëve para “UFC 328” që u mbajt në New Jersey të SHBA-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stirckland e fitoi titullin për herë të dytë në karrierë. Dy gjyqtarë vlerësuan se amerikani 35-vjeçar fitoi me rezultatin 48:47, ndërsa njëri gjyqtar e vlerësoi Chimaevin fitues me rezultat të njëjtë.

Chimaev 32-vjeçar, është nga Çeçenia e Rusisë, por jeton në Dubai dhe përfaqëson Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai e pësoi humbjen e parë në UFC, që është seria kryesore e Arteve Marciale të Përziera.

Për shkak të deklaratave e kërcënimeve nga dy luftëtarët, UFC-ja rriti sigurinë para duelit. Por në kafaz dy luftëtarët asnjëherë nuk e shfaqën armiqësinë që e kishin me deklarata.

Pas luftës Strickland kërkoi falje për deklaratat që kishte bërë.

“Dua t’u kërkoj falje tifozë të mi amerikanë, tifozëve të mi myslimanë dhe tifozëve të mi të krishterë”, ka thënë Strickland. “E kam tepruar, më duhet ta pranoj. Ju respektoj të gjithëve. Çeçenët janë luftëtarë të mëdhënj”, ka theksuar amerikani.