Xhudisti Shpati Zekaj e ka fituar të dielën medaljen e bronztë në Kupën Evropiane që është mbajtur në Shkup.
Zekaj u stolis me medalje të bronztë pasi i fitoi tri luftërat e repesazhit.
Fillimisht e mposhti kolumbianin Francisco Balanta, më pas Tim Schmidtin e Gjermanisë, dhe në luftën për medalje triumfoi ndaj xhudistit që përfaqëson Italinë, Enrico Bergamelli. Ndaj italianit fitoi me uazari.
Zekaj garoi në kategorinë deri në 100 kilogramë.
Zekaj në xhiron e parë fitoi ndaj rumunit Alexandru Sibisan, ndërsa në të dytën ndaj italianit Daniele Accogli. U mposht më pas nga serbi Vidak Maljeviq.
Në Kupën Evropiane për senior, Kosova u përfaqësua edhe nga Dardan Cena në kategorinë deri 73 kilogramë dhe nga Anes Veseli deri 90 kilogramë.
Të dy u ndalën herët në garë.