Të shtunën në “Nëpër Film” zhvillojmë bisedë në studio me regjisorin e producentin e filmit “Hana, Ujkan Hysaj. Ajo shpalos gjithçka rreth projektit, i cili premierën botërore e shënon në edicionin e 56-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Goa (Indi), një festival i kategorisë A dhe ndër më prestigjiozët në botë. “Hana” rrëfen historinë e kryepersonazhit, Sara, një aktore që bashkohet me një program të Art Terapisë në Qendrën e Rehabilitimit për Gratë në Kosovë, për të ndihmuar të mbijetuarat të shndërrojnë dhimbjet e tyre në art. Por teksa ajo zhytet në historitë e grave, ajo përballet me plagët e veta të pashëruara të lidhura me babanë e saj dhe me identitetin e saj të dytë, Hana.
Nga skena e Hollywoodit sjellim një material nga premiera e filmit “A Very Jonas Christmas Movie”, i cili bën bashkë në ekran të madh tre vëllezërit këngëtar, Kevin, Joe dhe Nick Jonas. Po ashtu sjellim informacione për projektin e ri tw zhanrit aksion dhe komedi, “Anaconda”, me protagonistë yjet, Paul Rudd dhe Jack Black.
Ndiqeni edicionin e ri të emisionit “Nëpër Film”, të shtunën në ora 16:30!