Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Biles vetëm e pesta në trarin gjimnastikor

Alice D’Amato

Gjimnastja Alice D’Amato e ka fituar medaljen e artë olimpike në trarin gjimnastikor, të hënën paradite. Ajo është bërë gjimnastja e parë nga Italia me medalje të artë olimpike. 

D’Amator fitoi me 14.366 pikë. Zhou Yaqin e Kinës e fitoi medaljen e argjendtë me 14.100  pikë, ndërsa e bronzta i takoi italianes tjetër, Manila Esposito, që mblodhi 14.000 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli më i madh i gjimnastikës, Simone Biles, që i kishte tri të arta në Paris para kësaj gare, përfundoi e pesta me 13.100 pikë, pasi ra nga trari në njërën prej pikave të saj.