PIKË me Veton Surroin

Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Agim Gjakova

Kush ishte kosovari i parë që mbaroi Shkollën Normale të Elbasanit?

Pse e gjithë Gjakova u ngrit në këmbë kur u arrestua babai i Agimit?

Nga kush erdhi çlirimi i Gjakovës më 1941?

A e vrau Haki Taha Milladin Popoviqin?

Çka ishte shoqata “Përpjekja” që u themelua në Beograd?

Historia e Agim Gjakovës me Adem Demaçin...

Si u arrestua Agim Gjakova nga UDB-ja?

Pse Agim Gjakova vendosi të jetonte në Shqipëri?

Përgjigjet në këto dhe shumë çështje do të mund t’i kuptoni sonte nga ora 20:00, në PIKË, gjatë bashkëbisedimit mes publicistit Veton Surroit dhe poetit Agim Gjakova.