Pse ballkanasit janë “jetimët e Evropës”?
A do të tërhiqet SHBA-ja nga Kosova?
Kur u ringjall projekti i “Botës serbe”?
A po vihen në pikëpyetje “vlerat perëndimore” në Evropë?
Cila është mjeshtëria e Rusisë karshi Perëndimit për të ndikuar në Serbi?
Cili koalicion i superfuqive do të ketë pasoja katastrofike për Evropën?
A po i vije fundi Vuçiqit?
Ku do të jetë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë në aspektin gjeopolitik?
A po kthehet opsioni i ndarjes së Kosovës me kthimin e Trumpit?
Nga kush erdhi ideja për ndarjen e Kosovës?
Si e sheh Ballkanin më 2023 Biserko?
A është çështje mbi të gjitha çështjet njohja e Kosovës nga Serbia?
Përgjigjet në këto dhe shumë çështje do të mund t’i kuptoni sonte nga ora 20:00, në PIKË, gjatë bashkëbisedimit mes publicistit Veton Surroit dhe kryetares së Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko.