PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Leximi, siç e shohin fëmijët

Leximi

Leximi nuk është detyrë. Është kohë për vete. Është qetësi. Është një mënyrë për të mësuar gjëra të reja, për të ndier emocione, dhe, ndonjëherë, për të kuptuar gjëra që nuk dinim si t’i thoshim.

Dhe, pikërisht për këtë, libri është madhështor. Sepse na flet pa e ngritur zërin. Na jep hapësirë të mendojmë, të ndiejmë, të bëhemi më të mirë. Nuk na nxiton. Nuk na gjykon. Vetëm na ofron dije, ndjesi, botë të tjera, dhe na lejon t’i përjetojmë kur jemi gati.

Në një botë që shpesh lëviz shumë shpejt, libri është vendi ku gjithçka ngadalësohet. Ku gjithçka fillon të ketë kuptim.

Në këtë episod kemi takuar shumë fëmijë lexues – të vegjël në moshë, por të mëdhenj në mendime. Ata na tregojnë për librat që i bëjnë të qeshin, për ato që i lexojnë me zë në shtëpi, që i marrin me vete në çantë, ose që i mbajnë pranë shtratit.

Sepse kur një fëmijë lexon - rritet jo vetëm në trup, por edhe në mendje dhe zemër.

Libri nuk përfundon kur mbaron faqja e fundit. Ai vazhdon të jetojë brenda nesh, në mendimet tona, në fjalët që i përdorim dhe në mënyrën si e shohim botën.

Kështu e mbyllim këtë udhëtim të vogël në mes të librave. Derisa ta hapim librin tjetër...

Lexo përditësimet tjera
Programi Fluturues i Fëmijëve,

Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar librit

Do të futemi në botën magjike të librit, aty ku gjithçka është e mundur. Aty ku...