Rajon

69-vjeçari nga Shqipëria kamuflohej si grua për të “shpëtuar” nga arresti shtëpiak

Te moshuarit

Një ngjarje jo dhe aq e zakonshme ka ndodhur në Roskovec të Fierit. Një 69-vjeçar kamuflohej si grua pasi ishte nën arrest shtëpiak dhe dilte nëpër fshat.

Siç raporton Top Channel, Jorgo Hatiaj është filmuar nga një qytetare duke qarkulluar i lirë nëpër rrugët e fshatit por i veshur si një grua, në mënyrë që të mos binte në sy të policisë.

Ai u raportua dhe u arrestua nga Policia e Fierit, derisa materialet i janë përcjellë prokurorisë për veprimet e mëtejshme procedurale.

Siç shihet nga pamjet, qytetarja i afrohet dhe duke e filmuar i bën thirrje policisë që ta arrestojë, ndërsa i moshuari i drejtohet asaj për ta goditur, e më pas largohet me vrap.