Rajon

Plenkoviq: Serbia është në prag të luftës civile

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq

Foto: KOHA

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Serbia është në prag të luftës civile. Gjatë një diskutimi në panel të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, teksa foli për situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai poashtu tha se Serbia është në prag të luftës civile.

"Këto protesta të vazhdueshme kanë vazhduar praktikisht për më shumë se dy vjet, gjë që është ende një situatë e pazakontë. Kjo është arsyeja pse e thashë më shumë për audiencën që nuk i ndjek të gjitha detajet, mos mendoni se njerëzit nga Perëndimi i ndjekin detajet siç i njohim ne, kështu që le t'u japim atyre një ide të vogël se sa e kushtueshme duket e gjitha në të vërtetë, dhe veçanërisht si është dukur në muajt e fundit. Mos mendoni se po e mbështes një skenar të tillë, sepse po e përshkruaj ftohtësisht", deklaroi Plenkoviq.

Protestat kanë nisur prej muajsh në Serbi, me kërkesë kryesore përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Studentët që kanë protestuar masivisht i konsiderojnë të pashmangshme zgjedhjet e reja, pasi thonë se pushteti aktual nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad.