Një i mitur ka therur për vdekje një polic dhe ka plagosur një tjetër pasi ka hyrë në një stacion policie në Bosnjë, në orët e vona të së enjtes.
Sulmuesi është një 15-vjeçar dhe ngjarja ndodhi në qytetin Bosanska Krupa. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Adnan Beganoviq, ka thënë se i dyshuari hyri në stacion dhe filloi t’i therte policët në një sulm “krejtësisht të paprovokuar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI mituri është arrestuar dhe hetuesit tani po punojnë për të ditur motivin dhe rrethanat për sulmin.
Sulmi është cilësuar si “terrorizëm”, ka raportuar “klix.ba”.
“Zyra e Prokurorit ka thënë se sulmi ka karakteristikat e veprës penale “terrorizëm”, nga Neni 201 i Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Beganoviq.