Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të mërkurën me ambasadorët e vendeve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në këtë vend.
Takimi është caktuar të fillojë në orën 10:00, ka raportuar të martën mediumi serb “Tanjug”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVuçiqi do t’i presë në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it në kohën kur Qeveria e Kosovës ka njoftuar se planifikon hapjen e Urës së Ibrit.
Gjithashtu, ky takim do të mbahet pak ditë pasi u zhvillua protesta paqësore e shqiptarëve në Luginë me kërkesën për ndalim të pasivizimit të adresave dhe ndaljen e diskriminimit nga Beogradi ndaj shqiptarëve.