Rajon

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

v z

Presidenti serb ka refuzuar ta nënshkruar deklaratën që dënon agresionin rus në Ukrainë, derisa ka qëndruar të mërkurën në Odesa ku është mbajtur samiti Ukrainë – Evropa Juglindore.

Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk e ka tradhtuar Rusinë.

“Unë jam i vetmi që nuk e pranova deklaratën. Ndryshe nga ata që do të pranonin gjithçka kundër Rusisë”, ka thënë ai,  raportoi Danas. 

Madje, Vuçiq ka falënderuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pse Kosova nuk mori pjesë në këtë samit.

“Ukraina nuk i ftoi përfaqësuesit e Prishtinës këtu. A jemi të obliguar t’i themi faleminderit? Mendoj se jemi”, ka thënë ai.

Pavarësisht se Vuçiq ka thënë se mbështet integritetin territorial të Ukrainës, që nga fillimi i luftës ai ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë.