Dritat e pemës vezullojnë në këndin e dhomës dhe atmosfera e festave ndihet në ajër. Por për Arbin dhe Emën, prindër të Lisit 14-vjeçar, dhjetori solli një dilemë të re. Të bësh të lumtur një adoleshent është shumë më e vështirë se të kënaqësh një fëmijë. Lisi nuk luan më me lodra; ai është në atë moshën ku kërkon pavarësi, ka interesa të reja për botën dixhitale dhe, sigurisht, ka nevojë për një mjet që ta ndihmojë me projektet gjithnjë e më kërkuese të shkollës së mesme.
Ata donin t’i bënin një dhuratë që të ishte e dobishme për studimet e tij, por edhe argëtuese për kohën e lirë. Zgjedhja e tyre ishte Samsung Galaxy Tab A11. Ajo që ata nuk parashikuan, ishte se sa shpesh do ta gjenin veten duke ia "kërkuar hua" këtë pajisje djalit të tyre, duke e kthyer atë në tabletin e të gjithë familjes.
Lisi: Liri për të mësuar, Siguri për t'u rritur
Për Lisin, tableti u bë menjëherë qendra e tij personale. Ndryshe nga laptopi i rëndë, Tab A11 është i lehtë dhe praktik për t'u përdorur në dhomën e tij. Ai e përdor funksionin Split Screen (Ndarja e Ekranit) për të bërë dy gjëra njëkohësisht, në njërën anë ndjek video-tutoriale për shkollën, dhe në tjetrën mban shënime.
Por “qershia mbi tortë” për të ishte zbulimi i Samsung DeX. Mjaftoi lidhja e një kablloje USB-C me monitorin e familjes dhe një prekje e vetme në ekran që ndërfaqja e tabletit të shndërrohej në atë të një kompjuteri desktop. Me një tastierë dhe maus Bluetooth, Lisi pa se si tableti i tij, që deri dje përdorej kryesisht për lojëra, u kthye papritur në një stacion pune serioz për detyrat e shkollës, duke i dhënë ndjesinë e një profesionist të vërtetë.
Nga ana tjetër, Arbi dhe Ema janë të qetë. Pavarësisht lirisë që i japin, ata përdorin Google Family Link. Kjo u lejon të vendosin rregulla dixhitale të shëndetshme, si limitimi i kohës para ekranit apo aprovimi i aplikacioneve që Lisi shkarkon. Është balanca perfekte: Lisi ndihet i pavarur, prindërit ndihen të sigurt.

Arbi dhe "zyra e fshehtë" në lëvizje
Arbi, i cili ka një pasion për dokumentarët, e gjen shpesh veten duke e marrë tabletin. Falë ekranit të madh dhe tingullit Dolby Atmos, ai shikon serinë e tij të preferuar në ballkon apo garazh.
Por Tab A11 nuk është vetëm për argëtim. Arbi shpesh e përdor atë për të kontrolluar email-et e punës apo llogarinë bankare për të bërë pagesat e fundvitit. Këtu hyn në lojë siguria. Aplikacionet e tij "të të rriturve" janë të mbrojtura nën Samsung Knox. Edhe kur ia kthen tabletin Lisit për të luajtur, Arbi e di se të dhënat e tij financiare dhe të punës janë të kyçura në një "kasafortë dixhitale" të padepërtueshme, plotësisht të izoluara nga bota e adoleshentit.
Ema dhe recetat e festave
Edhe Ema e gjeti veten duke e përdorur tabletin në mëngjeset e qeta. Telefoni ishte shumë i vogël për të parë detajet, ndërsa laptopi zinte vend në banak. Galaxy Tab A11 ishte i përsosur për të ndjekur recetat e ëmbëlsirave festive. Bateria e qëndrueshme siguronte që tableti të ishte gjithmonë gati, pavarësisht nëse Lisi kishte përfunduar detyrat apo Arbi kishte parë një dokumentar.
Një pajisje, shumë profile
Ajo që nisi si dhurata e Lisit, përfundoi si pajisja më e pëlqyer e shtëpisë. Galaxy Tab A11 provoi se është vërtet fleksibël: mjaftueshëm i fuqishëm me DeX për shkollën e Lisit, mjaftueshëm i sigurt me Knox dhe Family Link për qetësinë e prindërve, dhe mjaftueshëm argëtues për të gjithë. Është dhurata e vetme që i përshtatet çdo anëtari të familjes, pa kompromentuar askënd.
*Artikull i sponsorizuar