Reklama

SPAR Kosova mbështet Maratonën “Vrapo Babadimër” – 10 vite traditë, solidaritet dhe ndikim për komunitetin

Spar

Maratona humanitare “Vrapo Babadimër” që këtë vit shënon 10-vjetorin me mbi 5000 pjesëmarrës aktiv, vazhdon të jetë një nga iniciativat më të rëndësishme të fundvitit në vend, me një mision të qartë: të sjellë bashkë qytetarët, vullnetarët, bizneset dhe institucionet për të mbështetur ata që kanë më së shumti nevojë.

Për të tretin vit radhazi, SPAR Kosova – rrjeti i supermarketeve që ofron gamë të gjerë të produkteve unike Private Label SPAR dhe me mbi 8000 artikuj tjerë, është krenar të jetë Sponsor Gjeneral i kësaj ngjarjeje të organizuar nga Jusuf Islami. Kjo iniciativë synon të sjell jo vetëm ndihmë momentale, por një ndikim të qëndrueshëm dhe human, duke reflektuar vlerat e SPAR për kujdes në komunitet.

Fokusi human i edicionit të sivjetmë është i shumëfishtë dhe me ndikim domethënës:

•    Mbështetja e 200 familjeve në nevojë me pako ushqimore për fundvit.
•    Përkrahja e fëmijëve në repartin e Hemato - Onkologjisë, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e mbështetjes morale dhe materiale.

Besa Osmani Spahiu, Udhëheqëse e Marketingut në SPAR Kosova, theksoj: “Për SPAR-in, përgjegjësia ndaj komunitetit nuk është vetëm angazhim — është detyrim moral. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë njerëzve, të fuqizojmë ata që kanë nevojë dhe të investojmë në një shoqëri më gjithëpërfshirëse”

Edicioni jubilar “Vrapo Babadimër – 10 vite, një mision” dëshmoi qëndrueshmërinë, besueshmërinë dhe ndikimin afatgjatë të kësaj iniciative humanitare, duke krijuar vlera të matshme sociale dhe duke forcuar partneritetet strategjike me institucione vendore dhe ndërkombëtare.
 

*Artikull i sponsorizuar