Showbiz

10 veshjet më të përfolura të tepihut të zi të “Critics Choice Awards 2026”

Aktorja, Chase Infiniti, me kostum nga brendit “Louis Vuitton”, "Critics Choice Awards 2026"

Aktorja, Chase Infiniti, me kostum nga brendit “Louis Vuitton”, "Critics Choice Awards 2026"

Foto: Associated Press

Vetëm katër ditë në vitin 2026, sezoni i çmimeve në Hollywood për vitin 2026 u hap zyrtarisht me edicionin e 31-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Critics Choice Awards”. Ceremonia u mbajt të dielën mbrëma dhe u karakterizua nga stili elegant, por më i përmbajtur sesa vitet e kaluara.

“Critics Choice Awards” konsiderohen si parashikues i rëndësishëm për ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve “Oscar” nga Akademia e Filmit, prandaj industria ndjek me vëmendje performancën e filmave më të përfolur si “Sinners” dhe “Hamnet”.

Përveç çmimeve, ngjarja shërben edhe si një parashikim i trendëve të modës që pritet të dominojnë deri te ndarja e çmimeve “Oscar” në mes të muajit mars.

Nëse ky tepih është një shenjë paralajmëruese, atëherë sipas CNN-it, dy muajt e ardhshëm do të dominohen nga fustane elegante me ngjyra të errëta, paleta e ngjyrave neutrale dhe veshje femërore të frymëzuara nga kostumet klasike mashkullore.

Organizatorët vendosën që hyrja në Barker Hangar në Santa Monica të shtrohej me tepih të zi, dhe jo të kuq, duke krijuar një atmosferë më serioze. Kjo u reflektua edhe në zgjedhjet e shumta të kostumeve dhe fustaneve të zeza.

Megjithatë, kreativiteti nuk mungoi.

Zërat kryesorë të filmit “KPop Demon Hunters” sollën qasje më lozonjare ndaj trendit monokromatik, sidomos Audrey Nuna, aktorja e zërit të personazhit Mira, me një fustan voluminoz me ngjyrë të zezë nga brendi “Marc Jacobs”.

Ndërkohë, aktoret, Teyana Taylor dhe Keri Russell u orientuan drejt kostumeve të strukturuara, me Russell që ra në sy me një kostum të ripunuar, të zbukuruar me një brosh.

Në anën tjetër, ylli i filmit “Marty Supreme”, Odessa A’zion, solli glamur klasik me një fustan nga brendi me seli në Dubai, “OTT”.

Aktorja, Chase Infiniti, mahniti me një kotum dypjesësh pa mëngë nga brendi “Louis Vuitton” në një nuancë të verdhë të zbehtë, ndërsa aktorja Elle Fanning zgjodhi arkivat, duke u shfaqur me një fustan të vjetër nga brendi “Ralph Lauren” që shkëlqente në nuancë ari.

10 dukjet që u komentuan më së shumti në tepihun e “Critics Choice Awards 2026”:

Ariana Grande

Artistja, Ariana Grande, vazhdoi të përqafojë estetikën e personazhit të saj Glinda nga filmit “Wicked”, këtë herë me një fustan me ngjyrë rozë të lehtë me pelerinë, i punuar me porosi vetëm për të nga  disenajtorja e mirënjohur, Alberta Ferretti.

Jacob Elordi


Aktori Jacob Elordi, u shfaq me një kombinim total të zi nga brendit “Bottega Veneta”, të cilin e kompletoi me syze dielli.

Chase Infiniti


Aktorja, Chase Infiniti, ka ndriçuar tepihun e zi me një kostum dypjesësh nga brendit “Louis Vuitton”.

Michael B. Jordan


I nominuari për “Aktorin më të Mirë”, Michael B. Jordan, zgjodhi një kostum vishnje të errët po ashtu nga brendi “Louis Vuitton”.

Odessa A’zion 


Në një mbrëmje me ngjyra të zbehta, Odessa A’zion, ka thyer rregullat me një fustan maksimalist dhe shkëlqyes nga brendi “OTT”.

Elle Fanning


Aktorja Elle Fanning, ka shkëlqyer me një fustan të vjetër ngjyrë ari nga brendi “Ralph Lauren”.

Keri Russell


E nominuar për serilain “The Diplomat”, aktorja Keri Russell ofroi një nga shembujt më të spikatur të trendit të smokingut për gra.

Teyana Taylor 


Aktorja Teyana Taylor u shfaq me një kostum me pupla, doreza lëkure, çizme mbi gju dhe kravatë me vija, i përshtatur nga koleksioni i burrave nga brend “Saint Laurent” Vjeshtë/Dimër 2025.

Audrey Nuna


Aktorja Audrey Nuna, zëri i personazhit Mira në “KPop Demon Hunters”, solli një interpretim argëtues të fustanit të zi me brendin “Marc Jacobs”.

Paul W. Downs dhe Megan Stalter


Aktorët Paul W. Downs dhe Megan Stalter nga “Hacks” bënë një referencë plot humor ndaj veshjeve me ngjyrë të portokalltë si yjet Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner në premierën e filmit “Marty Supreme” muajin e kaluar.