Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

12 paraqitjet më të veçanta në tepihun e kuq të “BAFTAS”

Tepihu i kuq i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “BAFTA”

Tepihu i kuq i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “BAFTA”

Foto: Associated Press

Të dielën Londra u kthye në qendrën e stilit dhe modës. Ndërkohë që disenjatorët prezantonin koleksionet e tyre në kuadër të Javës së Modës në Londër, yjet e filmit parakalonin në tapetin e kuq të edicionit të 79-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “BAFTA”, të mbajtur në Royal Festival Hall.

“BAFTA”, që shpesh quhet versioni britanik i “Oscarit”, solli gjithë elegancën që pritet nga një ngjarje e tillë, kostume, stoli të mëdha e fustane madhështore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por pati edhe detaje me shije lokale, si burrat me veshje tradicionale skoceze apo palltoja blu e arushit shumë të dashur për publikun britanik, Paddinton.

Sipas The New York Times, këto ishin disa nga paraqitjet më të veçanta të mbrëmjes:

Chase Infiniti, aktorja e filmit “One Battle After Another” dukej sikur po rrëshqiste mbi tepih me fustanin vjollcë të brendit “Louis Vuitton”. Fundi i lehtë i fustanit dukej sikur qëndronte pezull mbi kyçet e këmbëve të saj, duke krijuar një efekt pothuajse magjik.

Chase Infiniti

Aktorja Tilda Swinton, ka zgjeshur një kostum të frymëzuar nga veshjet mashkullore të brendit “Chanel”, xhaketë e shkurtër dhe pantallona me bel të lartë. Këpucët e zeza me një vijë të bardhë në mes i dhanë pamjes një kontrast të fortë dhe të pazakontë.

Tilda Swinton

Princi dhe Princesha e Uellsit , Catherine dhe William hynë dorë për dore, me veshje të kombinuara. Fustani rozë i butë i Catherines kishte një rrip kadifeje në ngjyrë bordo, që përputhej me xhaketën e kostumit të Williamit, kombinim që kujtonte “mbretin” dhe “mbretëreshën” e mbrëmjeve të maturës.

Princi dhe Princesha e Uellsit

Chloé Zhao, regjisorja e filmit “Hamnet” ka shkëlqyer me fustan me ngjyrë metalike të artë nga brendi “Gabriela Hearst”, i cili kishte fund me pala. Pamja e saj solli ndër mend titullin e hitit “Golden”.

Chloé Zhao

Paul Mescal, aktori i filmit “Hamnet” krijoi një elegancë të relaksuar duke zbërthyer këmishën me jakë të mbyllur dhe duke ngritur mëngët e xhaketës së kostumit të brendit “Prada”.

Paul Mescal

Aktorja Teyana Taylor e filmit “One Battle After Another” ka veshur një krijim në ngjyrë të kuqe të errët nga brendi i mirënjohur britanik “Burberry”, me jakë të lartë që i mbulonte pjesërisht fytyrën dhe një çarje të theksuar që zbulonte çizmet mbi gju.

Teyana Taylor

Aktorja e projektit filmik, “Sentimental Value”, Renate Reinsve, me një fustan pa mëngë nga brendi “Louis Vuitton”, me prerje në pjesën e barkut, ka treguar lëkurën në mënyrë më elegante dhe të përmbajtur se sa jemi mësuar të shohim në tapetet e kuqe.

Renate Reinsve

Alan Cumming, moderatori i mbrëmjes solli stilin e tij eklektik, të njohur edhe nga versioni amerikan i “The Traitors”, duke ecur me një veshje me shkrirje ngjyre “ombré” me thekë, të shoqëruar me një karficë në formë ylli dhe flokë me nuanca shumëngjyrëshe.

Alan Cumming

Timothée Chalamet dhe Aaron Pierre, të dy aktorët u shfaqën me kostume të zeza, këmisha të zeza dhe fjongo “papion”. Dallimet ishin në detaje: Chalamet me xhaketë me maja të theksuara nga brendi “Givenchy”, ndërsa Pierre me jakë të rrumbullakët dhe syze dielli nga brendi “Hugo Boss”.

Timothée Chalamet
Aaron Pierre

Paddington Bear, arushi i dashur mbeti besnik i stilit të tij klasik: kapelë e kuqe dhe pallto blu, kombinim që e ka bërë të dallueshëm në Britani dhe më gjerë.

Paddington Bear