Showbiz

“A Big Bold Beautiful Journey” me yjet Margot Robbie dhe Colin Farrell

Margot Robbie dhe Colin Farrell

Margot Robbie dhe Colin Farrell futen në kapituj të vjetër të jetës së tyre në trailerin e sapolansuar të filmit, “A Big Bold Beautiful Journey”, i cili i takon zhanrit romancë dhe fantazi dhe vjen i realizuar nga regjisori amerikan, Kogonda.

Projekti i ardhshëm kinematografik e sjell yllin australian, Robbie, në rolin e Saras dhe aktorin irlandez, Farrell, në rolin e Davidit, të cilët takohen rastësisht në një dasmë dhe nga aty nisen në një aventurë që mund të ndryshojë të ardhmen e tyre.

Pjesë e kastës janë edhe aktorët Lily Rabe, Jodie Turner-Smith, Phoebe Waller-Bridge, Kevin Kline, Billy Magnussen dhe të tjerë.

“A Big Bold Beautiful Journey” lansohet nëpër kinema më 19 shtator 2025.