Aktorja 37-vjeçare, Ana de Armas, është përfolur muajt e fundit për një lidhje të mundshme me yllin hollivudian Tom Cruise, por burime të afërta kanë konfirmuar se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.
Një burim i tha revistës People: “Ajo është beqare prej disa kohësh. Qëndron në kontakt me Tomin dhe mezi pret një projekt të ri filmik me të.”
Ana, e cila më parë ka qenë në një lidhje me aktorin Ben Affleck, thuhet se "i pëlqen shumë të kalojë kohë me Tomin", por për momentin raporti i tyre është thjesht shoqëror.
Të dy janë parë së bashku në Vermont në muajin korrik, megjithatë nuk kanë konfirmuar kurrë publikisht ndonjë marrëdhënie romantike.
Ndërkohë, Ana po shijon jetën larg vëmendjes së mediave, në qytetin e vogël Woodstock në Vermont. Zoe Zilian, pronare e lokalit Au Comptoir, ka treguar për Us Weekly se aktorja përshtatet mrekullisht me komunitetin lokal.
“Mendoj se është një qytet i përkryer për të,” tha Zoe. “Edhe pse është një yll i madh, këtu ka shumë njerëz që nuk janë të përfshirë aq shumë me botën e famës. Dhe kjo e bën më të lehtë që ajo të ndihet si në shtëpi.”
Zoe vlerësoi sjelljen e thjeshtë dhe modeste të aktores, duke shtuar se ajo është “një njeri i mrekullueshëm” dhe trajtohet njësoj si çdo mysafir tjetër.
“Nuk do ta mendoje as që është një personazh i famshëm. Është shumë e thjeshtë, gjithmonë e sjellshme, bisedojmë bukur sa herë që vjen,” shtoi ajo.