Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli, duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e kishte dënuar më herët me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.
Sipas vendimit të Apelit, edhe i akuzuari tjetër, Fatmir Avdurramani është shpallur i pafajshëm, ka raportuar A2CNN.
“Ndryshohet vendimi i Gjykatës së Fierit. Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani shpallen të pafajshëm. Lënie në fuqi e sekuestrimit të materialeve”, thuhet në vendimin e shpallur më 8 maj 2025.
Sipas hetimeve, në vitin 2015, kur ende kishte vulat noteriale, Luiz Ejlli akuzohej se kishte falsifikuar një deklaratë, e përdorur më vonë për të justifikuar pasuri në Prokurorinë e Lushnjës.