Showbiz

Arrestohet Justin Timberlake

Justin Timberlake

Justin Timberlake

Foto: Associated Press

Këngëtari amerikan, Justin Timberlake është arrestuar dhe akuzohet për drejtimin e veturës në gjendje të dehur në Long Island të New York, ka thënë një zyrtar i zbatimit të ligjit për Associated Press.

Timberlake është liruar më vonë gjatë ditës, ndërkaq gjykimi i tij do të jetë më 26 korrik. 

Përfaqësuesit e Timberlake nuk e kanë komentuar rastin deri më tani. 

Timberlake, 43 vjeç, pritet të nisë një turne botëror të albumit të tij të gjashtë, “Everything I Thought It Was”.

Anëtari ish-grupit popullor të djemve NSYNC, është aktor, kompozitor dhe një nga artistët muzikorë më të suksesshëm në botë.

Ylli i popit ka folur hapur në të kaluarën për kërkimin e ndihmës për shkak të pirjes së tepërt.

Timberlake ishte planifikuar të performonte në dy shfaqje në Chicago këtë fundjavë, e ndjekur nga një shfaqje në Madison Square Garden të New Yorkut të martën e ardhshme.

10-herë fituesi i Grammyt njihet edhe për rolet e tij në filmat “The Social Network” dhe “Friends With Benefits”.