Showbiz

Brad Pitt e Ines de Ramon bashkë në premierën e filmit “F1”

Brad Pitt dhe Ines de Ramon

Brad Pitt dhe Ines de Ramon

Foto: Associated Press

Aktori i njohur i Hollywoodit, Brad Pitt, është shfaqur në premierën e filmit të tij të ri “F1” bashkë me të dashurën, disenjatoren e stolive, Ines de Ramon.

Aktori kishte veshur një kostum ngjyrë të kaltër të errët. Kurse e dashura e tij kishte veshur veshje dypjesëshe, fundi i së cilës ishte i punuar me pupla, që e kishte kombinuar me një rrip të trashë me ngjyrë të zezë dhe çantë të bardhë nga brendi i njohur “Chanel”, ka raportuar PageSix.

Fituesi i çmimit “Oscar” e mbante për dorë partneren teksa po parakalonin në tepihun e kuq të ngjarjes që u mbajt në Times Square të New Yorkut, të hënën në mbrëmje.

Në një moment, De Ramon, 32 vjeçe, u pa duke vendosur dorën mbi gjoksin e aktorit ndërkohë që pozonin për fotografi.

Ylli i filmit “Fight Club” dhe disenjatorja, ditë më parë u panë bashkë me çiftin tjetër të njohur, aktorin Bradley Cooper dhe të dashurën e tij, modelen Gigi Hadid, në një darkë romantike të përbashkët në New York.

Babai i gjashtë fëmijëve është në lidhje me De Ramon që nga viti 2022.

Pitt dhe ish-gruaja e tij, aktorja e njohur Angelina Jolie, e kanë përfunduar procedurën e divorcit në muajin dhjetor të vitit 2024.

Sipas burimeve, ishte De Ramon ajo e cila e ka inkurajuar yllin që ta përfundonte “betejën” e divorcit që ka zgjatur 8 vjet.

“Ai u ndikua nga Ines që më në fund ta përfundonte”, pati thënë burimi për Page Six.