Showbiz

Pitt e Ines de Ramon shoqërohen nga Cooper e Gigi Hadid në një darkë romantike

Gigi Hadid & Bradley Cooper dhe Brad Pitt & Ines de Ramon

Gigi Hadid & Bradley Cooper dhe Brad Pitt & Ines de Ramon

Aktori i njohur i Hollywoodit, Brad Pitt dhe e dashura e tij, disenjatorja e stolive, Ines de Ramon, u shoqëruan nga aktori Bradley Cooper dhe e dashura e tij, modelja Gigi Hadid, në një darkë të përbashkët romantike, ka raportuar E News.

Për këtë ngjarje ylli i filmit “Fight Club”, ka veshur një këmishë të hollë me ngjyrë të kaltër dhe e ka kombinuar me pantallona prej kadifeje te zezë, si dhe këpucë të teza. E dashura e tij, De Ramon, kishte veshur një fustan ngjyrë krem, të cilin e kishte kombinuar me take me po të njëjtën ngjyrë.

Ndërkohë Cooper, i cili ka vajzën Lea, 8 vjeçe, me ish-të dashurën, modelen Irina Shayk, pati veshur një bluzë të zezë me mëngë të shkurtra dhe xhinse me ngjyrë të errët. E dashura e tij, Hadid, e cila ka vajzën 4 vjeçe, Khai, me ish-partnerin, këngëtarin Zayn Malik, kishte veshur një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtër me pantallona të hollë ngjyrë hiri të hapur, që i kishte kombinuar me një xhaketë xhins.

Dhe ndërkohë që aktori i filmit “Hangover” dhe modelja janë në lidhje që një vit tashmë, nuk kanë folur hapur për lidhjen e tyre, as në rrjete sociale. Por Hadid, në muajin prill, ka bërë një postim në rrjete sociale për ditëlindje, ku ka përfshirë edhe fotografi me Cooperin.

“Ndihem shumë me fat që po bëhem 30 vjeçe!”, pati shkruar Hadid në postimin ku shiheshin fotografitë.

Sa i përket Pitt dhe De Ramon, të cilët e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut, për herë të parë bashkë janë parë në vitin 2022 gjatë një koncerti në Los Angeles.