Ylli i muzikës pop Britney Spears është arrestuar të mërkurën në mbrëmje nga policia dhe është mbajtur gjatë natës në paraburgim në qarkun Ventura të Kalifornisë, sipas të dhënave zyrtare të zyrës së sherifit të këtij qarku, ka raportuar The New York Times.
Sipas regjistrave online, Spears u arrestua pak para orës 21:30 të së mërkurës dhe u lirua pak pas orës 06:00 të mëngjesit të së enjtes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë për media, përfaqësuesi i këngëtares 44-vjeçare e ka cilësuar ngjarjen si serioze dhe ka thënë se ajo do të bashkëpunojë me autoritetet.
“Ky ishte një incident i pafat dhe plotësisht i pajustifikueshëm. Britney do të ndërmarrë hapat e duhur dhe do të respektojë ligjin. Shpresojmë që ky të jetë hapi i parë drejt ndryshimeve që kanë vonuar prej kohësh në jetën e saj. Shpresojmë gjithashtu që ajo të marrë ndihmën dhe mbështetjen që i nevojitet gjatë kësaj periudhe të vështirë”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë u theksua gjithashtu se familja do të jetë pranë saj.
“Djemtë e saj do të kalojnë kohë me të. Të dashurit e saj do të përgatisin një plan që ka qenë i nevojshëm prej kohësh, për ta ndihmuar të krijojë stabilitet dhe mirëqenie në jetën e saj”, thuhet më tej në deklaratë.
Spears u bë një nga yjet më të mëdha të muzikës pop në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 me hite si këngët “...Baby One More Time” dhe “Toxic”. Ajo ka arritur pesë herë vendin e parë në listën Billboard Hot 100 dhe ka shitur dhjetëra miliona albume në mbarë botën.
Megjithatë, për vite me radhë jeta e saj personale ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.
Në vitin 2006 ajo u fotografua duke drejtuar makinën me djalin e saj të vogël në prehër, ndërsa në vitin 2007 u pa me kokën e rruar duke goditur makinën e një fotografi.
Në vitin 2008, kur ishte 26 vjeçe, Spears u vendos nën kujdestari ligjore pasi babai i saj kërkoi nga gjykata në Kaliforni kontroll mbi jetën dhe financat e saj, duke përmendur problemet e saj me shëndetin mendor dhe abuzimin e mundshëm me substanca.
Kjo kujdestari zgjati 13 vjet.
Në muajin qershor të vitit 2021, Spears ka folur në gjykatë duke i thënë gjyqtares që mbikëqyrte rastin, Brenda Penny “unë vetëm dua ta marr jetën time, e cila është marrë nga unë”.
Më vonë atë vit, gjyqtarja vendosi t’i japë fund kujdestarisë.
Që atëherë, këngëtarja ka publikuar librin autobiografik “The Woman in Me” dhe ka lënë të kuptohet se mund të rikthehet në muzikë.
Ajo gjithashtu ka arritur një marrëveshje me kompaninë muzikore “Primary Wave” për të shitur pjesën e saj të interesit në katalogun e këngëve.
Spears pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj.