Këngëtarja Britney Spears është bërë sërish temë diskutimi pas një darke në një restorant në Los Angeles, për të cilën disa dëshmitarë pretenduan se ajo kishte sjellje të çrregullt. Megjithatë, përfaqësuesit e saj i kanë mohuar këto pretendime, duke thënë se situata është ekzagjeruar nga mediat dhe dëshmitarët.
Sipas TMZ, Spears kishte dalë për darkë në restorantin Blue Dog Tavern në Sherman Oaks të mërkurën në mbrëmje, e shoqëruar nga një burrë dhe një grua. Disa persona që ndodheshin aty thanë se ajo ngrinte zërin, bërtiste dhe në disa momente imitonte lehjen e qenit, duke e përshkruar atmosferën si “kaotike” dhe “paksa të trishtë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë konsumator pretendoi se këngëtarja kaloi pranë tavolinës së tij duke mbajtur një thikë në dorë, gjë që e bëri të ndihej i frikësuar se mund të lëndohej dikush pa dashje. Sipas dëshmitarit, Spears mund të ketë harruar ta linte thikën në tavolinë.
Po ashtu, raportohet se ajo ndezi një cigare pranë hyrjes së restorantit, ndërsa stafi ndërhyri duke kërkuar nga personi që ishte me të ta bindte ta shuante.
Burime të TMZ-së thanë se Britney kishte porositur hamburger dhe patate të skuqura, por kishte ngrënë shumë pak, duke lënë pjesën më të madhe të ushqimit në tavolinë.
Megjithatë, përfaqësuesi i saj reagoi ashpër ndaj raportimeve, duke i quajtur ato të fryra dhe të padrejta.
“Britney po shijonte një darkë të qetë me asistentin dhe truprojën e saj. Ajo thjesht po tregonte një histori se si qeni i saj po lehte ndaj fqinjëve. Në asnjë moment ajo nuk e vuri askënd në rrezik me një thikë. Ajo vetëm po e priste hamburgerin në gjysmë”, thuhej në deklaratë.
Më tej, ai kritikoi mënyrën si po trajtohet këngëtarja nga mediat.
“Ky sulm i vazhdueshëm ndaj çdo gjëje që bën ajo është pikërisht ajo që ndodhi 20 vjet më parë, kur mediat u përpoqën ta paraqisnin Britneyn si person të keq. Kjo është qesharake dhe duhet të ndalet”, ka thënë ai.
“Ajo sapo u largua, dhe të gjithë në restorant filluan të flasin për atë që ndodhi. Ishte një eksperiencë e çmendur. Një konsumatore kishte frikë për jetën e saj. Nuk është shaka”, ka shkruar në rrjetin social X, gazetari i showbizit Jeff Sneider, i cili ka thënë se kishte qenë në restorant gjatë darkës së Spearsit.
Ngjarja vjen vetëm pak javë pasi Spears arriti marrëveshje me prokurorët për çështjen e saj të ngasjes së makinës nën ndikimin e alkoolit në Kaliforni. Akuza u ul në një shkelje më të lehtë të quajtur “wet reckless”.
Si pjesë e marrëveshjes, ajo u dënua me 12 muaj provë, gjobë dhe programe trajtimi për shëndetin mendor dhe abuzimin me substanca, përfshirë takime të rregullta me psikolog dhe psikiatër.
Avokati i saj, Michael A. Goldstein, ka deklaruar pas seancës se: “Përmes pranimit të fajësisë sot, Britney ka marrë përgjegjësi për sjelljen e saj”.
“Ajo ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e saj dhe kjo reflektohet qartë në vendimin e Prokurorisë së Ventura County për të ulur akuzën dhe për të hequr dorë nga akuza për ngasje të veturës nën ndikim të alkoolit”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, vetë Spears ka folur së fundmi në Instagram për atë që e quan “udhëtim shpirtëror”.
“Jam shumë mirënjohëse për miqtë e mi dhe për shumë njerëz të rinj e të bukur që kam njohur gjatë këtij udhëtimi shpirtëror… gjithçka është një bekim i fshehur. Është një udhëtim që nuk përfundon kurrë dhe ndonjëherë ndalem, shikoj lart dhe them: ‘Wow Zot, mendoj se ishe ti’, dhe vazhdoj të buzëqesh”, ka shkruar ajo.