Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Callum Turner shpërthen në lot gjatë martesës me Dua Lipën

Dua Lipa

Aktori britanik Callum Turner nuk ka mundur t’i mbajë emocionet gjatë ceremonisë së martesës me yllin kosovar të muzikës pop, Dua Lipa. 

Sipas raportimeve të mediave britanike, Turnerin e tradhtuan lotët teksa shkëmbente betimet me këngëtaren në një ceremoni private të zhvilluar të dielën në Londër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në Old Marylebone Town Hall, në praninë e vetëm tetë të ftuarve, mes të cilëve familjarët më të afërt të Duas: prindërit Dukagjini dhe Anesa Lipa, motra Rina dhe vëllai Gjini.

Burime pranë çiftit kanë treguar se aktori ishte jashtëzakonisht i emocionuar gjatë ceremonisë.

“Ai ishte në lot dhe dridhej nga emocionet”, ka deklaruar një burim për mediat britanike, raportoi të hënën “Female First”.

Pas ceremonisë, e cila zgjati rreth 30 deri në 40 minuta, të sapomartuarit festuan me një darkë të vogël familjare. Sipas burimeve, gjithçka ishte organizuar në mënyrë elegante dhe të thjeshtë, pikërisht sipas dëshirës së çiftit.

Për ditën e saj të veçantë, Dua Lipa zgjodhi një kostum të bardhë me fund dhe një kapelë, ndërsa mbante në duar një buqetë me lule të verdha. Nga ana tjetër, Callum Turner u shfaq me një kostum blu të errët me prerje klasike.

Megjithatë, festa e vërtetë pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Sicili të Italisë, ku çifti ka planifikuar një aheng luksoz treditor në Villa Igiea dhe Villa Valguarnera, dy prej rezidencave më prestigjioze të rajonit.

Në mesin e të ftuarve të pritshëm për këtë event madhështor janë emra të njohur të muzikës dhe modës si Elton John, Mark Ronson, Charli XCX, Donatella Versace dhe Simon Porte Jacquemus.

Raportohet gjithashtu se Dua Lipa ka udhëtuar më herët drejt Italisë për të finalizuar detajet e një fustani të dizajnuar posaçërisht për të nga shtëpia e modës Versace. 

“Do të jetë dasma më elegante dhe më e bukur e vitit. Të dy kanë qenë shumë të përfshirë në organizim dhe duan që gjithçka të jetë epike”, ka deklaruar një burim i afërt me përgatitjet e ceremonisë.