Showbiz

Cassie frikësohet se P.Diddy do t’i hakmerret

Cassie Ventura

Cassie Ventura

Foto: Associated Press

Këngëtarja e njohur, Cassie Ventura, ka thënë se nëse ish-partneri i saj, këngëtari, P.Diddy, lirohet nga burgu, ajo frikësohet se do t’i hakmerret.

38 vjeçja, ishte e para që ngriti padi kundër Sean “Diddy” Combsit për dhunë e shantazh. Pas paditë së saj, vërshuan qindra padi kundër reperit me akuza të ngjashme.

Ventura ka shkruar një dokument tre-faqesh, ku ka thënë se i frikësohet hakmarrjes së Combsit, po që se ai lirohet nga burgu.

Ajo ka dëshmuar në gjyqin kundër tij në muajin maj, duke thënë se ai e ka detyruar të marrë pjesë në ngjarjet e ashtuquajtura “freak offs”, dhe ka pretenduar se reperi ka ushtruar dhunë seksuale e fizike përgjatë lidhjes së tyre, ndërmjet viteve 2007 dhe 2018.

Rolling Sone ka raportuar se të hënën ajo ka i ka dërguar letër gjykatës.

“Katër ditë në muajin maj, ndërkohë që isha shtatzënë me djalin tim, kam dëshmuar përpara shumë personave në gjykatë rreth ngjarjeve më traumatike e të tmerrshme të të gjithë jetës time”, ka shkruar ajo.

Ylli në këtë letër tutje ka thënë që ka dëshmuar se që nga mosha 19 vjeçe, Combs ka përdorur dhunë, kërcënime, substanca narkotike dhe ka kontrolluar karrierën e saj në mënyrë që ta ngujojë atë në një dekade abuzimi.

“Ai më ka kuruar që të performoj në akte të vazhdueshme seksuale me punonjës seksi përgjatë ‘Freak-Off-eve’ që zgjatnin me ditë të tëra, të cilat ndodhnin pothuajse çdo javë”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se detyrohej të veshte rroba të brendshme që i pëlqenin Combsit, i cili i tregonte se ta bënte çdo lëvizje, ndërkohë që e detyronte të konsumonte drogë e alkool në mënyrë që ta kontrollonte si të ishte ndonjë marionetë.

“Këto ngjarje ishin degraduese e të neveritshme, nga të cilat kam marrë infeksione, sëmundje e ditë të tëra me lodhje ekstreme fizike e emocionale para se të kërkonte të tërën të bëhej nga fillimi. Aktet seksuale ishin shndërruar në punën për mua, të përdorua si mënyra e vetme për ta mbajtur atë në disponim të mirë”, ka shkruar tutje ajo.

Në këtë letër të gjatë, këngëtarja ka thënë se frikësohet shumë se nëse lirohet, veprimi i parë që ai do të bëj është të hakmerret kundër meje e të grave të tjera që e kanë dëshmuar në gjyq për abuzimin e tij.

Themeluesi i “Bad Boy Records” u shpall fajtor për dy akuza për transportim me qëllim për t’u angazhuar në prostitucion, por jo fajtor për akuzat e tjera, përfshirë trafikimin seksual dhe organizimin kriminal.

Ndërkohë, Ventura gjithashtu ka shkruar se juria “nuk duket se e kuptoi apo besoi që unë u përfshiva në të ashtuquajturat ‘freak offs’ për shkak të forcës dhe detyrimit që i pandehuri ushtroi mbi mua, por unë e di se kjo është e vërteta”.

Ajo shpreson që gjykatësi të marrë parasysh të vërtetat që juria nuk arriti t’i shohë.

Ekipi ligjor i Combs ka paraqitur kërkesë që gjykatësi të shqyrtojë një dënim me 14 muaj burg, i ndjekur nga lirimi me kusht dhe trajtimi i detyrueshëm për drogë dhe terapi për klientin e tyre, i cili ka qenë prapa grilave që nga arrestimi në muajin shtatorin e vitit të kaluar, duke argumentuar se udhëzimet për “krimet për të cilat u dënua” zakonisht parashikojnë një periudhë prej gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj.