Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Channing Tatum dhe Jonah Hill pritet të ribashkohen për filmin e ri “24 Jump Street”

Channing Tatum dhe Jonah Hill

Channing Tatum dhe Jonah Hill

Foto: Associated Press

Aktorët Channing Tatum dhe Jonah Hill pritet të ribashkohen në një film të ri të sagës “Jump Street”, i cili sipas Variety do të titullohet “24 Jump Street”.

Dy aktorët u bënë të njohur fillimisht në filmin “21 Jump Street” në vitin 2012, ku luanin dy policë të rinj që infiltroheshin në një shkollë të mesme për të zbuluar një rrjet droge. Ata e përsëritën suksesin me vazhdimin “22 Jump Street” në vitin 2014.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raportimeve, Rodney Rothman do të jetë regjisor i projektit të ri, ndërsa skenarin e ka bashkëshkruar me Hillin dhe Meghan Molloy. Të dy aktorët kryesorë do të jenë gjithashtu producentë të filmit, së bashku me Phil Lord dhe Chris Miller, të cilët kanë punuar edhe në dy filmat e parë.

Ani pse projekti i ri ka ngjallur entuziazëm, Tatum më herët kishte shprehur dyshime për vazhdimin e serisë.

“Ndjej se një vazhdim i tretë do të ishte i tepërt. Nuk e di çfarë mund të bëjmë pas kolegjit”, pati thënë ai.

Nga ana tjetër, Hill e ka vlerësuar shumë bashkëpunimin me Tatum, duke e quajtur “një nga përvojat më gazmore të karrierës së tij” dhe duke theksuar se humori i tyre vjen nga situata reale dhe njerëzore.