Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cohen dhe Pike përballen kokë më kokë në filmin “Ladies First”

Ladies First

Netflixi ka publikuar pamjet e para të filmit, “Ladies First”, që vjen me regji të Thea Sharrock, e skenarë të bashkëshkruar nga, Natalie Krinsky, Cinco Paul dhe Katie Silberman.

Në film, personazhi i luajtur nga Sacha Baron Cohen përballet me personazhin e aktores Rosamund Pike. Cohen vjen në rolin e një burri që e gjen veten në një situatë shumë të panjohur - një realitet alternativ ku gratë mbajnë të gjithë pushtetin. Atje ku rregullat kanë ndryshuar, salla e mbledhjeve nuk i përket më atij, dhe personi përballë tij nuk është më dikush që mund ta tejkalojë lehtë. Pike luan rolin e rivalit të tij më të ashpër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komedia e ndërtuar rreth dinamikave të përmbysura të pushtetit, është një adaptim i filmit të njohur francez, “I Am Not an Easy Man”, nga skenaristja e regjisorja Eléonore Pourriat. Kastën e plotësojnë aktorë si, Richard E. Grant, Emily Mortimer, Charles Dance, Fiona Shaë dhe Tom Davis.

“Ladies First” debuton në platformën digjitale Netflix më 22 maj.