Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, ka treguar disa detaje rreth propozimit për martesë që i ka bërë të dashurës së tij, Georgina Rodriguezit.
Bukuroshja 31-vjeçare, është fejuar me futbollistin më herët gjatë këtij vitit, pas tetë vjetësh lidhje. Ronaldo ka treguar se ajo ka qenë shumë e relaksuar rreth fejesës dhe nuk ka pasur stres.
“Gjëja që më ka pëlqyer më së shumti është se asaj nuk interesonte aspak unaza. Më pyeti se a e kam përnjëmend dhe i thash ‘Unë dua të të kem ty dhe dua të martohem me ty. Nuk kam qarë, por jam përlotur”, ka thënë Ronaldo në emisonin e gazetarit të njohur Piers Morgan.
Ish-ylli i Manchester Unitedit ka treguar se ka bërë shumë kërkime në mënyrë që ta gjej unazën perfekte për të dashurën.
“Më ka kërkuar t’i ofroj një unazë, pasi ka ëndërruar për një gurë të mirë. Unë u mundova shumë, e u mundova dhe më në fund gjeta diçka që ajo do ta donte”, ka treguar ai.
Futbollisti ka pranuar se nuk është tip romantik nga natyra. Sidoqoftë, ai ka thënë se e ka ndier se ishte koha e duhur për ta bërë propozimin.
“Ishte rreth orës 1 të mëngjesit. Vajzat e mija ishin duke fjetur. Një nga shokët e mi ma dha unazën që doja t’i ofroja Gios, ndërkohë që dy fëmijët e mi erdhën e më thanë ‘babi ne do t’ia japim unazën mamit e ti do ta pyesësh për martesë”, ka treguar ylli.
Tutje ai ka thënë se ka thënë në atë moment e ka kuptuar se ishte momenti i duhur për të thënë “po”.
“Kishte ardhur koha. E dija që një ditë do ta bëja por nuk e kisha planifikuar ta bëja pikërisht atë moment”, ka thënë ai.
Ronaldo dhe Rodriguez, në muajin gusht, patën bërë të ditur se janë fejuar.
Bukuroshja brune pati konfirmuar lajmin përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, ku pati postuar një fotografi të unazës në dorën e saj mbi atë të Ronaldos.
“Po dua. Në këtë e në të gjitha jetët e mia”, pati shkruar ajo.