Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dashuria që frymëzon artin: Alexandra Grant tregon ndikimin e Keanu Reeves në jetën e saj

keanu

Aktori i njohur nga seria e filmave John Wick, Keanu Reeves, është në një lidhje me artisten vizuale 53-vjeçare Alexandra Grant që nga viti 2019 dhe çifti duket se po shijon një marrëdhënie shumë të lumtur.

Gjatë pjesëmarrjes në mbrëmjen gala të vitit 2026 të Museum of Contemporary Art (MOCA) në Los Anxhelos, Keanu u pyet nëse Alexandra është “një grua e lehtë për t’u dashur”, dhe ai u përgjigj me entuziazëm që po.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana e saj, Alexandra foli për ndikimin që lidhja me Keanun ka pasur në artin e saj dhe pranoi se veprat e saj artistike tashmë reflektojnë më shumë lumturi.

“Është një pyetje e madhe,” tha ajo. “Do të thosha se çdo pikturë është autobiografike. Edhe kur bëhet fjalë për art abstrakt, ku nuk duket se ka një rrëfim të qartë, mund të them se pikturat e mia janë bërë më të lumtura. Kjo është e pamohueshme. Duhet ta pranoj”, ka thënë ai.

Megjithatë, aktori i filmit Good Fortune nuk ishte aq i sigurt nëse Alexandra ka ndikuar në punën e tij artistike.

“Nuk e di nëse ka ndikuar,” tha ai.

Paraqitja e tyre e përbashkët në gala erdhi pak kohë pasi Alexandra kishte vlerësuar publikisht partnerin e saj për mbështetjen dhe vlerësimin që ai i jep.

“Ai është gjithmonë shumë vlerësues dhe për këtë arsye mendoj se tregohet i kujdesshëm kur jep mendime apo komente. Edhe unë veproj njësoj. Gjithmonë dëshiron të tregosh respekt dhe t’i japësh tjetrit hapësirën për të krijuar në mënyrën e vet. Vetëm duke folur për dashurinë time më bëhet vapë”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se një nga shtyllat kryesore të marrëdhënies së tyre është komunikimi i hapur.

“Mund të flasim për çdo problem, sfidë apo ide krijuese për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Por, njëkohësisht, respektojmë nevojën individuale të secilit për t’u përqendruar në procesin e vet krijues, qoftë në heshtje apo në bashkëpunime të tjera. Mendoj se çelësi është respekti i ndërsjellë dhe fakti që krijimtaria për ne mbetet edhe argëtim”, ka thënë ajo.

Alexandra tha gjithashtu se marrëdhënia funksionon kaq mirë sepse të dy besojnë fort në projektet dhe pasionet e njëri-tjetrit.

“Çdo projekt ka autonominë e vet, ekipin e vet dhe rregullat e veta. Ka një fillim, një mes dhe një fund”, ka shtuar Alexandra.

Duke iu referuar roleve ikonike të Keanus në filmat John Wick dhe The Matrix, ajo shtoi me humor:  “Kam jetuar me John Wick-un, kam jetuar me Neon.”

Ashtu si karriera e Keanu Reeves, edhe puna artistike e Alexandrës kërkon përkushtim të plotë. Megjithatë, pikërisht kjo përvojë e përbashkët i ka afruar edhe më shumë.

“Kur ai është duke ndërtuar një personazh, unë e respektoj plotësisht atë proces dhe e kuptoj që ai është në një fazë të rëndësishme të projektit. E njëjta gjë vlen edhe për mua. Kur jam duke pikturuar, jam plotësisht e zhytur në atë botë. Nuk është interpretim i një personazhi, por është gjithsesi një lloj performance. Në fund të fundit, edhe piktura është një formë performance”, ka përfunduar ajo.