Showbiz

Dënohet doktori i dytë në rastin e Matthew Perryt

Matthew Perry

Matthew Perry

Foto: Associated Press

Doktori nga Kalifornia, i cili i ka shitur drogën e quajtur ketaminë, yllit të serialit “Friends”, Matthew Perry, është dënuar me tetë muaj burgim shtëpiak.

Doktori Mark Chavez, është një ndër pesë të akuzuarit, përfshirë edhe një tjetër doktor dhe një shitëseje droge, me ermin Jasveen Sangha, e cila njihet me nofkën Mbretëresha e Ketaminës, të cilët janë deklaruar fajtor për akuzat e lidhura me drogën që ishte shkaktar i vdekjes së Perryt në shtëpinë e tij Los Angeles, ka raportuar BBC.

Mark Chavez, fotografuar nga Associated Press.

Doktori që jeton në San Diego, ka pranuar se nga klinika e tij është shpërndarë ketamina, të cilën doktori tjetër, Salvador Plasencia, e përshkruante se ia jepte aktorit me anë të anestezionit.

Plasencia është dënuar më herët gjatë këtij muaji me 30 muaj burgim.

Salvador Plasencia, fotografuar nga Associated Press.

Hetimi i shumëfishtë federal në rastin e Perryt, ka hetuar mënyrën se si aktori fitues i çmimit “Emmy” e ka marrë drogën përmes një rrjeti kriminal të Hollywoodit.

Ketamina, droga që merret përmes anestezionit, përdoret si trajtim për depresionin, ankthin dhe dhimbjet.

Perryt, i cili ka vuajtur nga varësia ndaj drogës dhe depresioni, i është përshkruar kjo lloj droge si pjesë e trajtimit por shpejt kishte filluar të kërkonte më shumë se që i duhej.

Kjo gjë e çoi atë në rrethin e drogës, ku përshihen dy doktorët, asistenti i Perryt, i cili edhe jetonte me të, një njeri me emrin Erik Flaming si dhe shtetasen Sanghan, e cila ka dy shtetësi, atë amerikane si dhe britanike.

Tre të përfshirëve të tjerë do të iu shqiptohet dënimi në muajt në vazhdim.

Në ekzaminimin post-mortor që i është bërë Perryt, është gjetur se ka pasur koncentrim shumë të madh të ketaminës në gjakun e tij dhe është konstatuar si “efekt akut” i substancës që shkaktoi vdekjen e yllit.

Prokurorët kanë deklaruar se asistenti i Perryt, Kenneth Iwamasa, ka punuar me Chavezin dhe Plasencian për të ia siguruar aktorit sasinë e ketaminës me vlerë 50 mijë dollarë (rreth 42.620 euro), javë para se të vdiste.

Në marrëveshjen e tij me gjykatën, Chavez, ka pranuar se e ka siguruar ketaminën nga dy klinikat në të cilat punonte më parë nga një distributor me shumicë përmes një recete mashtruese.

Në recetën e rreme përshkruheshin 30 tableta ketamine, nën emrin e një ish-pacienteje, pa dijen e saj, që iu shiten Plasencias, i cili ia dha Perryt.

Ai, në dokumentet e marrëveshjes me gjykatën, që e ka bërë në muajin tetor te vitit 2024, ka pranuar se Plasencias ia ka shitur 22 shishe me ketamine në gjendje të lëngshme si dhe nëntë tableta të ngurta ketamine.

Transaksioni ishte pjesë e një skeme më të gjerë, në të cilën Chavez dhe Plasencia distribuonin duke e shfrytëzuar varësinë që kishte Perry ndaj kësaj droge, për të përfituar financiarisht, duke u tallur me të për shkëmbimin e ardhëm.

“Jam kureshtar të di edhe sa shumë është në gjendje të paguaj ky budalla”, thuhet në masazhin që Plasencia ia kishte dërguar Chavezit.

Chavez, përballej me më shumë se 10 vjet burgim.

Si pjesë e marrëveshjes se tetorit të 2024-tës, ai ka dorëzuar edhe licencën mjekësore si dhe pasaportën.