Showbiz

Diddy po sillet si “shef” në burg

P.Diddy

P.Diddy

Foto: Associated Press

Reperi i famshëm amerikan, Sean Combs – i njohur si Diddy, raportohet se po tregon pak respekt për rregullat e burgut në “FCI Fort Dix”, burg federal në New Jersey, në të cilin ai ka nisur ta vuajë dënimin prej 50 muajsh për akuzat që lidhen me prostitucion.

Sipas raportimeve, 56-vjeçari po sillet sikur të ketë statusin para skandalit dhe po shkel rregulloret e madje dyshohet se po kontrabandën pajisje për të menaxhuar pasurinë nga qelia.

Pavarësisht disa vërejtjeve, Diddy thuhet se ka qeshur me këto dhe se po sillet sikur është në një qendër rehabilitimi.

Sipas burimeve të cituara nga “Yahoo”, Diddy është bërë “shef” në burg duke injoruar disa rregulla.

Ai dyshohet se po pi alkool, gjë që është mohuar nga përfaqësuesit e tij, dhe se po sillet sikur njeri me ndikim ndaj të burgosurve të tjerë. Sipas burimeve, ai po sillet ende “me arrogancë, por dallimi është vetëm te muret e betonit”.

Kjo dyshohet se ka nxitur shqetësim te zyrtarët që i kanë tërhequr vërejtjen për sjelljet. Por “ai nuk ka ndryshuar... Diddy ende mendon se është shefi, edhe prapa grilave”.

Raportohet po ashtu se Diddy brenda qelisë ka sjellë edhe pajisje të paautorizuara, për t’ia mundësuar vetes menaxhimin e bizneseve. Reperi thuhet se po përpiqet të përfitojë nga lidhjet me të burgosur të tjerë dhe stafin që po ia mundëson privilegjet që nuk ua lejon të tjerëve.

“Ai e di se si punon sistemi. Po sillet sikur të jetë qendër luksoze rehabilitimi dhe jo burg federal”, ka thënë një burim duke shtuar se Diddy po i përdor famën dhe paratë për të mbajtur kontrollin mbi të tjerët.

Diddy po ashtu thuhet se u ka shprehur pretendimin të burgosurve të tjerë se pret nga president i amerikan Donald Trump faljen. Madje u ka premtuar të tjerëve se do t’u ndihmojë kur të lirohet, qoftë në aspektin financiar apo edhe çështje tjera personale.

Ekipi i tij ka konfirmuar më herët tentimet për t’iu afruar Trumpit për çështjen e faljes, por se ende s’ka njoftim zyrtar. Edhe Trumpi ka konfirmuar se është kontaktuar, por ka thënë se do ta marrë në konsideratë çështjen.

E Diddy është ankuar edhe në gjykatë për dënimin ndaj tij.