Showbiz

Dua Lipa lanson linjë të produkteve të bukurisë

Dua Lipa

Dua Lipa

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka lansuar linjën saj të produkteve të bukurisë.

Këtë e ka bërë në bashkëpunim me brendin Augustinus Bader Science, brend që është nën pronësinë e biologut Bader.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Lipa përmes një postimi në rrjete sociale.

“DUA, e fuqizuar nga shkenca e Augustinus Bader 💙 sekreti më në fund u zbulua!!! Është një ëndërr e realizuar të lansoj linjën time të kujdesit për lëkurën, në bashkëpunim me më të mirët ndër më të mirët. Jam e dashuruar me këto formula dhe me teknologjinë e jashtëzakonshme TFC5™️ që i bën ato aq unike. Le të fillojë udhëtimi i ri!”, ka shkruar ylli në postim.

Në videon komerciale që ka shpërndarë në Instagram, shihet ajo me produktet e reja kozmetike duke vallëzuar me një fustan me sedefe e xixa ngjyrë argjendi.

Ndërkohë në një tjetër skenë shihet e veshur me banjore kur mban në duar njërin nga kremërat e saj te reja.

Në skenën tjetër ajo shfaqet me kostum njëpjesësh ngjyrë të kaltër të errët, teksa mban në prehër një libër.

Shkenca pas Augustinus Bader bazohet në punën e biologut të qelizave burimore, profesor Augustinus Bader, studimet e të cilit çuan në zhvillimin e një teknologjie të patentuar të quajtur Trigger Factor Complex (TFC8®).
TFC8® është një përzierje e veçantë e aminoacideve, vitaminave dhe peptideve që udhëheqin qelizat e lëkurës të riparohen dhe të rinovohen vetë, një parim që buron nga puna e tij novatore mbi shërimin e plagëve.

Kjo shkencë zbatohet në produktet e brendit për kujdes ndaj lëkurës për të mbështetur proceset natyrale të rigjenerimit të trupit dhe për të trajtuar probleme si plakja, pigmentimi dhe skuqja e lëkurës.

Lipa, me herët, gjatë një interviste për Vogue, në kuadër të rubrikës “What’s in my Bag”, pati përmendur se në rutinën e saj përdor produktet nga brendi i Baderit.