Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa shkëlqen me fustan të bardhë me pupla në festën para dasmës në Palermo

Dua Lipa & Callum Turner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në festën para dasmës që po mbahet në Palermo të Italisë, së bashku me bashkëshortin e saj, Callum Turner.

Artistja 30-vjeçare të premten u shfaq me një fustan të bardhë në nuancë fildishi dhe të punuar në stilin karakteristik të markës Bottega Veneta. Veshja elegante përfshinte një fund të zbukuruar me pupla, duke i dhënë një pamje të sofistikuar dhe glamuroze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pamjen e kompletoi me bizhuteri dhe orë luksoze nga Bulgari, ndërsa çifti u pa i buzëqeshur teksa përshëndeste të ftuarit në festën treditore të organizuar në Siçili.  

VIDEO:

Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan dashurinë në një ceremoni private në Londër më 31 maj.

Ata nisën lidhjen në vitin 2024.

LEXO EDHE: