Ylli i muzikës, Dua Lipa, ia ka mësyrë edhe botës së kujdesit për mirëqenien. Shqiptarja me famë botërore ka njoftuar se i është bashkuar si bashkëthemeluese dhe drejtoreshë kreative një marke të re.
Marka “Frame” ka për synim ta riformësojë mënyrën si bëhet pilates, sipas Lipës.
Në postimin e saj në Instagram, Lipa ka theksuar se ideja nisi si një përpjekje për të sjellë lëvizjen e ndërgjegjshme në përditshmëri, por tashmë është kthyer në diçka më të madhe, një mënyrë krejtësisht të re për të menduar rreth mirëqenies.
“Jemi duke krijuar më shumë sesa vetëm disa ushtrime në shtëpi. Po krijojmë një stil jete që është dizajnuar të rrjedhë me ty, të inspirojë qëndrueshmëri dhe të krijojë hapësirë për lëvizje, pavarësisht se ku gjendesh”, ka shkruar ajo.