Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Euphoria” rikthehet me sezonin e tretë

Euphoria

Foto: Associated Press

Krijuesi jashtëzakonisht i suksesshëm, Sam Levinson, thotë se iu desh të rishqyrtonte drejtimin e historisë për sezonin e tretë të dramës së popullarizuar, “Euphoria”, pas vdekjes së aktorit Angus Cloud në vitin 2023.

Cloud, i cili vdiq si pasojë e një mbidoze droge, ishte një nga aktorët kryesorë në dy sezonet e para të serialit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se ekzistonte një sezon që e kisha shkruar para se Angus Cloud të ndërronte jetë. Dhe kështu, pasi e humbëm atë, më duhej të rishqyrtoja atë që doja të thosha, çfarë doja të bëja me serialin, çfarë doja të bëja dhe me jetën time. Dhe pasi e qartësova këtë, pata një ide shumë të qartë se për çfarë do të ishte kjo histori. Nga ai moment, thjesht, e ndërton bazën dhe vazhdon përpara, duke e përpunuar secilën copëz të rrëfimit. E njëjta gjë ndodhë edhe gjatë përzgjedhjes së aktorëve, teksa mendon se si mund ta formësosh këtë personazh pak më ndryshe. Procesi i punës është kënaqësia më e madhe e gjithë kësaj përvoje”, tha Levinson skenaristi, regjisori dhe krijuesi i serialit në premierën e sezonit të tretë dhe të fundit në Los Angeles.

Sezoni i tretë i serialit hit të HBO-së ndjek personazhet në jetën e tyre të rritur, ndërsa përballen me Hollywoodin, varësinë, famën, raportet me drogën dhe shumëçka tjetër.

Alexa Demie, personazhi i së cilës, Maddie, është bërë ikonë mode për gjeneratën Z, tha se donte të sigurohej që thelbi i Maddiet të ruhej, teksa ajo bëhet profesioniste dhe një menaxhere e ardhshme talentesh në Hollywood.

Si Demie ashtu edhe Sydney Sweeney thonë se personazhet e tyre kanë lënë gjurmë, si në ekran, ashtu edhe në jetën e tyre të përditshme.

“Cassie më ka mësuar shumë si aktore, sepse më ka shtyrë përtej shumë kufijve që i kisha vendosur vetes dhe më ka mësuar si të thellohem më shumë në emocionet e mia dhe të ndihem e lirë. Dikur isha më e vetëdijshme për veten dhe turpërohesha, por me Cassien kam mësuar ta pranoj veten dhe të hidhem pa hezitim, sepse Cassie gjithmonë vepron kështu. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme ta kem këtë rol”, tha Sweeney për personazhin e saj.

Nga përfshirja e saj në këtë serial, Sweeney është shndërruar në një yll të nivelit të lartë në Hollywood. Ajo ia atribuon Cassiet shtysën për të marrë role sfiduese.

Jacob Elordi, Zendaya, Maude Apatow dhe Hunter Schafer po ashtu ishin të pranishëm në premiere, por nuk u ndalën për t’u intervistuar nga gazetarët.

Sezoni i tretë i “Euphoria” do të shfaqet premierë më 12 prill në HBO Max.