Kinematë po përjetojnë një verë shumë të suksesshme, por këtë herë fituesit nuk janë filmat me buxhete gjigante, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.
Komedia “Scary Movie 6” ka kryesuar arkat filmike në Amerikën e Veriut gjatë fundjavës, duke grumbulluar 55 milionë dollarë dhe duke lënë pas filmin e shumëpritur “Masters of the Universe”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTraileri i “Scary Movie 6”:
Filmi i gjashtë i projektit filmik “Scary Movie” pati debutim global prej 105.5 milionë dollarësh, duke vendosur rekord për këtë ekskluzivitet. Filmi shënon rikthimin e vëllezërve Wayans në këtë projekt pas më shumë se dy dekadash.
David A. Gross, drejtues i kompanisë së konsulencës filmike “FranchiseRe”, e ka cilësuar suksesin si të jashtëzakonshëm.
“Ky është një debutim i shkëlqyer për një vazhdim komedie kaq të vonë në seri. Është një rikthim i madh pas dështimit të filmit të fundit në vitin 2013. Të ardhurat e kësaj fundjave janë trefishi i mesatares së zhanrit”, ka thënë ai.
Ndërkohë, “Masters of the Universe”, i bazuar në serialin e animuar dhe lodrat e viteve '80, arkëtoi vetëm 29.3 milionë dollarë në SHBA dhe Kanada. Me një buxhet prodhimi prej afro 200 milionë dollarësh, filmi konsiderohet një zhgënjim për “Mattel Studios”, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Barbie”.
Traileri i filmit “Masters of the Universe”:
Edhe filmat horror me buxhet të ulët vazhdojnë të dominojnë.
“Backrooms”, i bazuar në një seri të njohur në YouTube, ka arritur 212 milionë dollarë në nivel global, duke u bërë filmi më fitimprurës në historinë e studios “A24”.
Traileri i filmit “Backrooms”:
Një tjetër sukses i papritur është “Obsession”, i realizuar me më pak se 1 milion dollarë. Filmi ka fituar mbi 224 milionë dollarë në mbarë botën dhe ka vendosur rekord për studion “Focus Features”.
Traileri i filmit “Obsession”:
Nga ana tjetër, “Star Wars: The Mandalorian and Grogu” vazhdoi rënien në arka filmike, duke zbritur në vendin e gjashtë me vetëm 10 milionë dollarë gjatë fundjavës.
Traileri i filmit “Star Wars: The Mandalorian and Grogu”:
Fundjava solli edhe dy rekorde të tjera të rëndësishme. Biografia filmike e Michael Jackson, “Michael”, u bë filmi më fitimprurës në historinë e “Lionsgate” me 898 milionë dollarë në mbarë botën.
Traileri i filmit “Michael”:
Ndërsa “The Super Mario Galaxy Movie” u bë filmi i parë i vitit 2026 që kaloi shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtimet globale.
Traileri i filmit “The Super Mario Galaxy Movie”:
Sipas Comscore, të ardhurat e përgjithshme të kinemave këtë fundjavë ishin 63 për qind më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa shitja e biletave gjatë vitit është rritur me më shumë se 13 për qind.
10 Filmat më të shikuar të fundjavës në Amerikën e Veriut:
1 “Scary Movie”- 55 milionë dollarë
2 “Masters of the Universe” - 29.3 milionë dollarë
3 “Backrooms”- 25.9 milionë dollarë
4 “Obsession” - 25.6 milionë dollarë
5 “The Amazing Digital Circus: The Last Act” - 12.7 milionë dollarë
6 “Star Wars: The Mandalorian and Grogu” - 10 milionë dollarë
7 “Michael” - 7.7 milionë dollarë
8 “The Breadwinner” - 3.4 milionë dollarë
9 “Pressure” - 3 milionë dollarë
10 “The Devil Wears Prada 2” - 2.8 milionë dollarë