Filmi “Wuthering Heights” është shpallur fituesi i fundjavës së Presidents’ Day në SHBA, duke debutuar në vendin e parë në arkat filmike.
Adaptimi i ri i romanit klasik nga regjisorja Emerald Fennell ka grumbulluar 38 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe 45 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar, duke arritur në total 83 milionë dollarë globalisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShifra është pak më e lartë se parashikimi fillestar prej 82 milionë dollarësh, ka shkruar Variety.
Megjithëse arkëtimet në SHBA ishin pak nën pritshmëri (Warner Bros. kishte parashikuar rreth 40 milionë dollarë për katër ditë), pati një nisje më të fortë se sa pritej jashtë Amerikës.
Meqë është film me klasifikim R (për audiencë të rritur), suksesi afatgjatë mund të varet më shumë nga tregu ndërkombëtar.
Studioja Warner Bros. ka shpenzuar 80 milionë dollarë për prodhimin e tij, pa përfshirë dhjetëra milionë të tjera për promovim global.
Në rolet kryesore janë Margot Robbie dhe Jacob Elordi, si Catherine Earnshaw dhe Heathcliff, në këtë version të ri të romanit të Emily Brontë.
Siç pritej, filmi u bë zgjedhja kryesore për gratë gjatë festës së Shën Valentinit , mbi 75 për qind e spektatorëve në debutim ishin gra.
Ky është debutimi i nëntë radhazi në vendin e parë për Warner Bros., pas sukseseve të vitit 2025 si “A Minecraft Movie”, “Sinners”, “Final Destination Bloodlines” dhe “Weapons”.
Në vitin 2024, platforma Netflix kishte ofruar 150 milionë dollarë për ta prodhuar filmin për transmetim online, por Fennell dhe Robbie zgjodhën një buxhet më të vogël nga Warner Bros. në këmbim të shfaqjes në kinema dhe një fushate të gjerë marketingu.
Në vendin e dytë u rendit filmi i animuar “GOAT”, nga Sony Pictures Animation, me 35 milionë dollarë në katër ditë (27.2 milionë gjatë fundjavës tradicionale). Është debutimi më i madh për një film origjinal të animuar që nga “Elemental”, i cili në fund arriti 496 milionë dollarë globalisht.
“GOAT” ka kushtuar 80 milionë dollarë dhe ka marrë notën “A” nga publiku në CinemaScore, çka tregon potencial për sukses afatgjatë.
Në total global, filmi ka arritur 50.6 milionë dollarë.
Në vendin e tretë u rendit “Crime 101”, me Chris Hemsworth dhe Mark Ruffalo në rolet kryesore.
Filmi ka arkëtuar 16.3 milionë dollarë në SHBA dhe 28.3 milionë globalisht.
Ani pse një nisje e pranueshme për një film me klasifikim R, buxheti prej 90 milionë dollarësh i shpenzuar nga Amazon MGM Studios e bën të domosdoshëm një qëndrim të gjatë në kinema për të justifikuar investimin.
Publiku i ka dhënë notën “B” në CinemaScore.
Sipas Comscore, arkëtimet totale janë 8 për qind më të larta se vitin e kaluar. Megjithatë, këtë vit fundjava nuk arriti nivelet e vitit 2025, kur “Captain America: Brave New World” debutoi me 100 milionë dollarë.
Publikimet e ardhshme të mëdha përfshijnë filmin “Scream 7” nga Paramount Pictures më 27 shkurt.