Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Konfirmohet vazhdimi i serialit “Family Guy” me Stewie Griffin

Family Guy

Family Guy

Televizioni amerikan Fox Broadcasting Company ka konfirmuar se do të realizojë një serial të ri vazhdim nga seriali i animuar “Family Guy”, i cili do të fokusohet te personazhi i famshëm Stewie Griffin.

Një ndër skenat e famshme të serilait:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Seriali i ri do të titullohet “Stewie” dhe pritet të shfaqet gjatë sezonit televiziv 2027-2028 në Fox. Episodet do të jenë të disponueshme për shikim një ditë më vonë në platformën Hulu, ndërsa për publikun ndërkombëtar do të transmetohen në Disney+, ka raportuar People.

Sipas raportimit të Deadline, seriali i prodhuar nga “20th Television Animation” do të ndjekë aventurat e Stewiet pasi ai përjashtohet nga kopshti i tij i vjetër dhe detyrohet të regjistrohet në një tjetër.

“Në këtë vazhdim, pasi përjashtohet nga kopshti i mëparshëm, Stewie detyrohet të regjistrohet në një kopsht të ri që nuk është aspak i nivelit të lartë. Në klasë ai gjen disa fëmijë që nuk i njeh dhe një breshkë 75-vjeçare që ka teori të çuditshme për pothuajse çdo temë”, thuhet në përshkrimin e serialit.

Sipas përshkrimit, fillimisht të gjithë janë të pakënaqur.

“Stewie është i mërzitur, edhe fëmijët e tjerë janë të mërzitur, madje edhe breshka është e mërzitur… derisa Stewie fillon të përdorë pajisjet e tij për t’i çuar në udhëtime në hapësirë dhe kohë, duke e kthyer çdo ditë të zakonshme në shkollë në një aventurë të çmendur dhe surrealiste”, thuhet në përshkrim.

Krijuesi i “Family Guy”, Seth MacFarlane, do të rikthehet për t’i dhënë zërin personazhit Stewie dhe do të shërbejë gjithashtu si producent ekzekutiv përmes kompanisë së tij Fuzzy Door Productions, së bashku me Kirker Butler dhe Kara Vallow.

Në një deklaratë, MacFarlane ka falënderuar Foxin për mundësinë.

“Jam shumë mirënjohës ndaj Fox për këtë mundësi të jashtëzakonshme. Jam i entuziazmuar të filloj të pretendoj se po bashkëpunoj shumë ngushtë me ta për këtë serial”, ka thënë ai, duke shtuar me humor:

Butler ka thënë se është një nder të punojë me këtë personazh të famshëm.

“Jam i nderuar dhe mirënjohës që Seth, 20th Television Animation dhe Fox më kanë besuar një nga personazhet më ikonike të animacionit në historinë e televizionit. E njoh Seth-in për më shumë se dy dekada dhe kemi punuar bashkë në disa projekte. Shpresoj që ky të jetë projekti ku ai më në fund do ta mësojë emrin tim”, ka thënë ai.

Seriali “Stewie” do të jetë vazhdimësia e dytë nga “Family Guy”. Më parë, në vitin 2009, MacFarlane dhe Butler realizuan serialin “The Cleveland Show”.

Ky serial tregonte historinë e personazhit Cleveland Brown, të cilit i jep zërin Mike Henry, një baba beqar që shpërngulet në qytetin Stoolbend në Virginia me djalin e tij Cleveland Brown Jr., të cilit i jep zërin Kevin Michael Richardson. Atje ai fillon një jetë të re me dashurinë e tij të shkollës së mesme, Donna Tubbs-Brown, të cilës i jep zërin Sanaa Lathan, dhe dy fëmijët e saj.

“The Cleveland Show” u transmetua për katër sezone në Fox përpara se të përfundonte në vitin 2013.

Seriali “Family Guy” u transmetua për herë të parë në Fox në vitin 1999. Pas një anulimi të hershëm, ai u rikthye në ekran në vitin 2005 dhe vazhdon të prodhojë episode të reja ende.

Historia ndjek jetën e familjes Griffin: Peter (Seth MacFarlane), Lois (Alex Borstein), Chris (Seth Green), Meg (Mila Kunis), Stewie dhe qenin e tyre inteligjent Brian (Seth MacFarlane), të cilët përballen me situata komike.

Së fundmi, “Family Guy” ka shënuar edhe një moment të rëndësishëm, duke arritur episodin e tij të 450-të.