Showbiz

George Clooney nuk do të puthet më me vajza nëpër filma

George dhe Amal Clooney

George dhe Amal Clooney

Foto: Associated Press

Aktori i Hollydoodit, George Clooney, ka thënë se nuk do të puthet më me vajza më nëpër filma për shkak të moshës dhe një premtimi që i ka bërë bashkëshortes së tij, Amal.

64 vjeçi, i cili është baba i binjakëve 8-vjeçarë, Ella dhe Alexander, që i ka me partneren avokate, ka pranuar se nuk e sheh më veten duke u puthur me vajza nëpër filmat që bën dhe po dëshiron ta ndjekë shembullin e yllit Paul Newman.

“Në rregull, nuk do të puthem më me vajza. Kur i bëra 60 vjet, e pata një bisedë me gruan time. I thash: ‘Shiko, unë ende mund të luaj basket me shokët e mi. Unë luaj me djem që i kanë nga 35 vjet. Jam ende ne formë,  mund të dal me ta. Por edhe 25 vjet, do të bëhem 85-vjeçar”, ka treguar Clooney për Daily Mail.

Aktori gjithashtu ka treguar se është ndier tepër keq kur një regjisor e ka kritikuar për mënyrën se si ai puthet. 

“Më kujtohet në fillim të karrierës, më duhej të bëja një skenë duke u puthur me një  vajzë, dhe regjisori më thotë: ‘Jo ashtu’. Kurse unë i thash: “Njeri, kjo është lëvizja ime. Kështu e bëj edhe në jetën e përditshme”, ka thënë Clooney.

Më herët gjatë këtij viti, aktori ka thënë se nuk ngutet më që të ketë sukses, pasi e ka shfrytëzuar karrierën në shumë mënyra dhe tash e vendos familjen në rend të parë, para interesave e ambicieve që ka në showbiz.

Clooney dhe Amal së fundmi  kanë festuar 11-vjetorin e martesës, dhe ylli ka treguar se e kanë festuar me një darkë.

Ai gjithashtu pati thënë se në jetë e ka ndjekur fati i mirë.

“Mendoj se i vetmi mësim i jetës është të jesh vetja. Kur të vije një mundësi, duhet ta shfrytëzosh. Kam qenë shumë me fat në jetë. Por gjithashtu besoj se njeriu e krijon mundësinë për të pasur fat. Krijon mjaftueshëm mundësi, dhe kështu nganjëherë të prin fati”, ka thënë Clooney.