George Clooney ka hedhur poshtë zërat se po e braktis Los Angelesin, ndonëse së fundmi ka shitur shtëpinë që e kishte që nga viti 1995 dhe tashmë po jeton plotësisht në Francë me bashkëshorten Amal dhe binjakët e tyre tetëvjeçarë. Aktori i njohur, që për dekada jetoi në Kaliforni pasi u shpërngul nga Kentaki për karrierë në Hollywood, thekson se LA mbetet ende pjesë e rëndësishme e jetës së tij.
Në një intervistë për Los Angeles Times, Clooney u pyet drejtpërdrejt nëse po e “braktisë” qytetin. Përgjigjja e tij ishte e prerë: “Jo!”. Ai sqaroi se, megjithëse ka marrë edhe pasaportë franceze, ka ruajtur një apartament të madh në Kaliforni dhe kthehet rregullisht atje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për shitjen e shtëpisë në Studio City, ai tha se pas 30 vjetësh kishte ardhur koha për ndryshim. Sipas tij, jeta në Francë ofron më shumë anonimitet, gjë që është e mirë për fëmijët, por Los Angelesi mbetet vendi ku ai gjeti suksesin dhe krijoi miqësitë më të rëndësishme. “LA-ja është ende pjesë e madhe e shtëpisë për mua. Është vendi ku kam pasur sukses dhe ku i njoh të gjitha rrugicat”, u shpreh ai.
Clooney foli me nostalgji edhe për vitet e kaluara në Studio City dhe Hollywood, duke përmendur energjinë e dikurshme të qytetit dhe skenën kulturore. Ai theksoi se, ndonëse zonat kanë ndryshuar me kalimin e kohës, ato ende ruajnë një frymë të veçantë që e ka bërë të ndihet si në shtëpi.
Aktori ka pranuar se ishte i shqetësuar për rritjen e fëmijëve në Los Angeles, për shkak të famës dhe paparacëve, dhe se jeta në fermën e tyre në Francë u ofron një fëmijëri më të qetë. Megjithatë, ai nënvizon se kjo nuk do të thotë shkëputje nga LA-ja, por një ekuilibër mes jetës familjare dhe qytetit që e bëri yll.